Një portier për historinë; Neuer, ‘gardiani’ me 363 fitore në Bundesligë, askush si ai

Bayerni i Mynihut të shtunën mori një fitore shumë të rëndësishme teksa mundi Borussia Dortmund në ‘Der Klassiker’. Por jo vetëm kaq, kjo ndeshje ishte edhe e Manuel Neuer, që u bë portieri me më shumë fitore në Bundesligë, plot 363 të tilla

Edhe pse nuk mundi ta mbajë të paprekur portën e tij ndaj verdhezinjve, Neuer tregoi edhe njëherë se vazhdon të jetë në lartësine e më të mirëve në botë dhe me këtë fitore ai theu edhe rekordin historik të Thomas Müller. Manuer Neuer i bëri hapat e parë si portier profesionist te Schalke, ku edhe ishte formuar.
Pas 203 ndeshjeve me Schalken, ku në 80 prej tyre e mbajti të paprekur portën, Neuer tërhoqi vëmendjen e shume klubeve, por ishte Bayerni i Mynihut ai që siguroi shërbimin e tij dhe më pas historia dihet. Sezonet 2014-15 dhe 2015-16, ishin ato ku Neuer pati më shumë ndeshje me portë të paprekur sesa ndeshje ku kishte pësuar gol. Këtu nuk duhet të harrojmë trofetë e shumta të fituara duke përfshirë 2 Champions League e 12 tituj të Bundesligës, si dhe Botërorin 2014 me përfaqësuesen gjermane.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Praga i jep fund skuterëve elektrikë, qyteti synon rrugë më të sigurta për këmbësorët

Praga ka vendosur të ndalojë marrjen me qira të...

U-17 për vajza / Shqipëria barazon me Estoninë në “Elbasan Arena”

Shqipëria U-17 për vajza zhvilloi sot në stadiumin “Elbasan...