Një pikë nga nëntë: çfarë po ndodh me Elbasanin e Gvozdenoviç

Vetëm një pikë në tre javë ka futur zyrtarisht Elbasanin në një krizë rezultatesh, duke e larguar ndjeshëm nga kreu i renditjes. Humbja e fundit në “Elbasan Arena” ndaj Vorës ka lënë një shije të hidhur, jo vetëm për rezultatin, por për mënyrën si skuadra humbi kontrollin e ndeshjes pas avantazhit.

Nëse barazimi me Teutën dhe disfata ndaj Vllaznisë mund të justifikoheshin, kjo humbje konsiderohet një sinjal alarmi. Ekipi u shfaq pa stabilitet dhe pa reagim, diçka e papranueshme për një skuadër me objektiva për kreun.

Analiza e brendshme

Në klub pritet të zhvillohet një analizë e thellë për të kuptuar arsyet e rënies, që do të përfshijë stafin teknik dhe drejtuesit. Do të shqyrtohet jo vetëm performanca e përgjithshme, por edhe angazhimi individual i lojtarëve. Disa futbollistë mund të përballen me kritika për mungesë përqendrimi dhe shpirt gare. Trajneri Ivan Gvozdenovic do të paraqesë një raport të detajuar mbi situatën dhe mënyrat për ta rikthyer skuadrën në rrugën e duhur.

Qetësi, por nën presion

Pavarësisht zhgënjimit, drejtuesit nuk pritet të marrin masa drastike. Qëllimi është ruajtja e qetësisë dhe unitetit në grup. Megjithatë, ndeshja e radhës ndaj Bylisit shihet si testi vendimtar: çdo rezultat tjetër përveç fitores mund të trazojë rëndë ujërat në klub dhe të sjellë pasoja në hierarkinë e brendshme.

Për Elbasanin, dueli me Bylisin nuk është thjesht një ndeshje – është provë karakteri, për të treguar nëse skuadra ka forcën dhe besimin për t’u ringritur pas tri javësh të errëta.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Dorë për dorë me Charles III: Edi Rama pjesë e samitit rajonal

Kryeministri Edi Rama u mirëprit në Londër nga Mbreti...

Zbardhet dëshmia e kamerierit: Si degradoi sherri në Manëz deri në vrasje

Është zbardhur dëshmia e kamerierit Alteo Pepa, i cili...

Luvri rihap dyert pas vjedhjes spektakolare të xhevahireve mbretërore

Muzeu i Luvrit në Paris është rihapur për vizitorët,...

Paqe “koreane” për Ukrainën? Plani që po ndahet midis Moskës dhe Perëndimit

Samiti i planifikuar mes Donald Trump dhe Vladimir Putin...