Para sfidës delikate ndaj Dinamos, trajneri Gvozdenoviç përballet me një mungesë të rëndësishme në repartin defensiv. Kapiteni Bruno Lulaj do të jetë i pezulluar për shkak të kartonëve të verdhë, duke detyruar stafin teknik të rishikojë ekuilibrat në prapavijë.
Qendërmbrojtësi ka mbushur limitin e kartonëve dhe do të duhet të bëjë një javë pauzë, çka e lë jashtë një prej ndeshjeve më të rëndësishme të kësaj faze.

Në mungesë të tij, pritet që vendin në zemër të mbrojtjes ta marrë Emir Azemoviç, i cili do të formojë dyshe me Sigitas Olberkis, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës mbetet gati për këtë duel të fortë. Alternativat nuk mungojnë dhe Gvozdenoviç synon të hedhë në fushë lojtarët më në formë që ka në dispozicion.
Formacioni i mundshëm (4-2-3-1):
Janaçek, Lila, Olberkis, Azemoviç, Musta, Manellari, Ibrahim, Dialo, Loukili, Qose, Tsague
Në këtë përballje, vëmendja do të jetë te mënyra se si do të funksionojë mbrojtja pa kapitenin, por edhe te roli i lojtarëve ofensivë, që priten të mbajnë peshën kryesore të ndeshjes.

Skuadra synon të japë përgjigjen e duhur dhe të tregojë se është gati edhe në momentet kur mungojnë shtyllat kryesore.



