“Një herë është në Bruksel, një herë është në Kosovë”/ Braçe kërkon interpelancë me ministrin e Bujqësisë: Kjo gjë mos të ndodhë më

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, kritikoi në Kuvend mungesën e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla.

Ai u shpreh se ka kërkuar prej dy muajsh interpelancë me ministrin, i cili nuk është paraqitur në sallë për shkak të një vizite të tij në Kosovë.
“Gjithkush që merr përsipër të flasë në këtë sallë duhet të mendojë dhe për sigurinë ekonomike. Ekonomia nuk është një gjë që zhvillohet atje tej, por ka një element të rëndësishëm në të, besimin. Paniku që përhapet në të tilla raste mund të godasë ekonominë dhe mbi ekonominë, qytetarët e Republikës së Shqipërisë. Unë do kërkoja që të ketë përgjegjshmëri në këtë sallë. Këto nuk janë çështje që diskutohen këtu, por në komisionet parlamentare. Edhe atje me vëmendjen e jashtëzakonshme për të mos shkaktuar panik në ekonominë e qytetarëve të Shqipërisë.

Kam që në mes të muajit shkurt që kërkoj një interpelancë me ministrin e Bujqësisë. Po shkojmë në javën e dytë të muajit prill. Pranova dy javë më parë që ministri është në Bruksel. Sot më thonë që ministri është në Kosovë. Nuk mendoj se kjo është arsyeja.
Çështja që e thirra është për ushqimin. Ministri i Bujqësisë duhet të jetë këtu dhe t’i përgjigjet Kuvendit. Axhendën time nuk e bën dot një ministër. Do kërkoja me ngulm që kjo gjëja mos të ndodhë më. Më janë dashur 6 javë të merrja informacionin, tani më duhen 6 javë për të folur me ministrin. Nuk ka kuptim!”, tha Braçe.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Rama: Nuk ka ngadalësim të procesit të integrimit në BE, Shqipërisë po i buzëqesh fati

Kryeministri Edi Rama u shpreh ka nuk ka ngadalësim...

Erëra të forta dhe përmbytje në Greqi , dallgët në det deri në 4 metra të larta

Greqia ka kaluar një 24-orësh jashtëzakonisht të vështirë për...

Përtej Varshavës dhe Valencias, Shqipëria e Sylvinhos mes “tavanit” dhe shpresës

Nga Endi Tufa Fërshëllima e fundit në ndeshjen ndaj Ukrainës...