Nis legjislatura e XI-të, PS me 83 deputetë – Niko Peleshi pritet kryetar

Sot, më 12 shtator, në orën 10:00 nis zyrtarisht legjislatura e XI-të e Kuvendit të Shqipërisë, e dalë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në sallë do të ulen 140 deputetë, prej të cilëve 72 janë të rinj. Partia Socialiste hyn me 83 mandate, 53 prej tyre emra të rinj, ndërsa PD dhe aleatët me 50 deputetë, 14 të rinj. PSD përfaqësohet me 3 deputetë, Partia Mundësia me 2, ndërsa Lëvizja Bashkë dhe Nisma Shqipëria Bëhet me nga një.

Seancën konstituive e drejton socialisti Vasil Llajo, pasi Sali Berisha dhe Tritan Shehu refuzuan këtë rol. Në rend dite është ngritja e komisionit për verifikimin e mandateve, pas së cilës deputetët do të kthehen për të bërë betimin.

Pas betimit, mazhoranca pritet të propozojë emrin e Niko Peleshit për kryetar të Kuvendit. Votimi do të zhvillohet me fletë dhe kuti votimi, ndërsa pas shpalljes së rezultatit, Llajo do t’i lërë vendin Peleshit, i cili do të mbajë fjalën e tij të parë si kryetar.

Në një seancë të ardhshme, kryeministri Edi Rama do të paraqesë përbërjen e qeverisë së re dhe programin qeverisës. Pas votëbesimit, kabineti “Rama 4” do të shkojë për dekretim dhe betim tek presidenti Bajram Begaj.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Zgjedhjet në Kosovë, Bashkimi Europian: Presim tranzicion të rregullt të pushtetit

Bashkimi Europian e përshëndeti rrjedhjen e qetë të procesit...

Balluku: Rrjeti i ri 20 kV në Velipojë, më shumë siguri energjetike për banorët dhe turistët

Velipoja është shndërruar në një qendër të rëndësishme ekonomike...