Ngjarjet ekstreme të motit shkaktojnë humbje 126 miliardë euro në BE deri në 2029

Një studim i Universitetit të Mannheim-it, në bashkëpunim me ekonomistë të Bankës Qendrore Evropiane, zbulon se valët e të nxehtit, thatësirat dhe përmbytjet prekën një të katërtën e të gjitha rajoneve të BE-së gjatë verës së vitit 2025. Ngjarjet ekstreme të motit shkaktuan humbje ekonomike afatshkurtra prej të paktën 43 miliardë euro këtë vit për vendet evropiane, ndërsa kostoja totale pritet të arrijë në 126 miliardë euro deri në vitin 2029. Humbjet e menjëhershme përfaqësojnë 0.26 për qind të prodhimit ekonomik të BE-së në vitin 2024.

Ky studim dallon nga vlerësimet tradicionale, duke marrë parasysh jo vetëm dëmet në infrastrukturë apo ndërtesa, por edhe kostot e fshehura që shumëfishohen me kalimin e kohës. Këtu përfshihet humbja e të ardhurave nga turizmi, ulja e produktivitetit dhe ndërprerjet në zinxhirët e furnizimit. Në total, 96 rajone përjetuan valë të të nxehti, 195 u prekën nga thatësira dhe 53 rajone u goditën nga përmbytjet. Çdo lloj moti ekstrem ndikon në aktivitetin ekonomik në mënyra të ndryshme, ku thatësirat dëmtuan kryesisht bujqësinë, ndërsa i nxehti ul produktivitetin në sektorin e ndërtimit dhe në shërbimet hoteliere.

Sipas studimit, vendet e Mesdheut si Spanja, Italia, Portugalia, jugu i Francës dhe Greqia përballen me kostot më të larta të pasojave klimatike, ndërsa vendet veriore dhe qendrore, përfshirë Danimarkën, Suedinë dhe Gjermaninë, përjetojnë përmbytje gjithnjë e më të shpeshta dhe më të kushtueshme. Studimi nuk përfshin rreziqet nga zjarret, të cilat këtë vit thyen rekorde në të gjithë Evropën, duke treguar një sfidë të madhe për ekonominë dhe mjedisin.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Kapotë për të gjithë pallatet, një vizion i ri për qytetin e Elbasanit

Procesi i rikonstruksionit të fasadave në Bashkinë Elbasan po...

Tragjedi në Itali: Tre karabinierë humbin jetën nga një shpërthim pranë Veronës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm...

Nga zëri i qytetarëve te politikat vendore: Elbasani shembull për qeverisje gjithëpërfshirëse

Në ambientet e Bashkisë Elbasan u zhvillua një takim...

Elbasani në qendër të fushatës “Mbrojtja Civile në Turne 2025”!

Në Ditën Ndërkombëtare për Reduktimin e Riskut nga Fatkeqësitë,...