Nga Zëmblaku në fronin e Egjiptit ,historia e jashtëzakonshme e Mehmet Ali Pasha që ndryshoi rrjedhën e historisë

 

Një nga historitë më të jashtëzakonshme shqiptare, shpesh pak e njohur për publikun e gjerë, është ajo e Mehmet Ali Pasha, me origjinë nga Zëmblaku i Korçës, i cili nga një ushtar i thjeshtë arriti të bëhet themeluesi i një prej dinastive më të fuqishme në Lindjen e Mesme.

Rrugëtimi i tij drejt pushtetit është një shembull i rrallë i ambicies dhe vizionit. Në fillim të shekullit XIX, ai mori drejtimin e Egjipti dhe nisi një seri reformash të thella që transformuan rrënjësisht vendin. Nga një territor i prapambetur, Egjipti u kthye në një shtet modern në zhvillim, me ekonomi dhe administratë të konsoliduar.

Nën drejtimin e tij, u zhvillua ndjeshëm bujqësia dhe industria, u ndërtuan fabrika, u zgjerua tregtia dhe u reformua ushtria sipas modeleve më të avancuara të kohës. Ai vendosi themelet e një shteti modern, duke e kthyer Egjiptin në një faktor të rëndësishëm në rajon dhe më gjerë.

Epoka e dinastisë së tij kulmoi me realizimin e një prej projekteve më strategjike në historinë botërore, Kanali i Suezit, i ndërtuar nga pasardhësit e tij, që lidh Mesdheun me Detin e Kuq dhe shërben si një arterie jetike për tregtinë globale.

Vetë Mehmet Aliu nuk e fshehu kurrë origjinën e tij, duke deklaruar me krenari: “Shqiptar jam dhe shqiptar do vdes.” Kjo frazë mbetet një simbol i fortë i identitetit dhe rrënjëve të tij.

Dinastia e themeluar prej tij sundoi deri në vitin 1952, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e Egjipti dhe në zhvillimet globale.
Historia e Mehmet Ali Pasha mbetet një dëshmi e fuqishme se shqiptarët kanë luajtur role kyçe në formësimin e historisë botërore.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME