Nga Turbina në Kategorinë e Tretë drejt kombëtares, njihuni me historinë e 20 vjeçarit

20-vjeçari Justin Hounkpe po shndërrohet në një nga historitë më interesante të futbollit shqiptar në nivelet inferiore. Sulmues krahu dhe mesfushor i avancuar, ai aktualisht aktivizohet me Tirbinën e Cërrikut në Kategorinë e Tretë, por paraqitjet e tij ka tërhequr vëmendjen e specialistëve.

Falë performancave të mira në kampionatin shqiptar, Hounkpe ka marrë së fundmi një ftesë nga përfaqësuesja e Benin U-20, duke shënuar një hap të rëndësishëm në karrierën e tij. Ky është një moment i veçantë për 20-vjeçarin, i cili e sheh futbollin shqiptar si një trampolinë për të depërtuar në skenën europiane.

Rasti i Hounkpe tregon se talenti mund të spikasë edhe në kategori më të ulëta, ku shpeshherë fshihen lojtarë me potencial të madh. Edhe pse nuk luan në elitë, ai ka arritur të bindë me cilësitë e tij dhe të fitojë besimin e kombëtares së vendit të tij.

Historia e tij është një tjetër dëshmi se futbolli shqiptar, pavarësisht sfidave, mbetet një terren ku talentet mund të zhvillohen dhe të hapin dyert drejt mundësive më të mëdha.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Xhudo/ KS Elbasani shkëlqen në turneun ndërkombëtar “Ram Kasmi” në Tiranë

Ekipi i judos i KS Elbasanit ka arritur një...

SHBA – Trump sulmon ashpër papa Leonen XIV pas apelit kundër luftës

UASHINGTON, 13 prill  – Presidenti i SHBA-së, Donald Trump...