Nga lufta ndaj narkotrafikut te bizneset amerikane, VanHorn pret në zyrë kryetaren e re të Kushtetueses

E ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Nancy VanHorn, ka uruar sot kryetaren e sapoemëruar të Gjykatës Kushtetuese, Fiona Papajorgji, me të cilën ka zhvilluar edhe një takim zyrtar.

Sipas njoftimit të Ambasadës Amerikane, gjatë takimit u diskutua mbështetja e vazhdueshme e SHBA-së për institucionet e sundimit të ligjit në Shqipëri, mbështetje që, sipas saj, përputhet me prioritetet e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, shkruan A2 CNN.

“Mbështetja afatgjatë e SHBA-së për institucionet e sundimit të ligjit në Shqipëri ndihmon në çmontimin e rrjeteve të narkotrafikut dhe në krijimin e një terreni të barabartë për bizneset amerikane,” thuhet në deklaratë.

Ambasada thekson se Gjykata Kushtetuese ka një rol kyç në garantimin e drejtësisë për qytetarët shqiptarë, në mbajtjen përgjegjës të atyre që shkelin ligjin, si dhe në sigurimin e një sistemi ligjor të drejtë dhe të parashikueshëm, që krijon kushte të favorshme për investimet dhe bizneset amerikane në vend.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME