Mbrojtësi i Elbasanit, Sigitas Olberkis, është thirrur nga Kombëtarja e Lituanisë për ndeshjet e ardhshme ndërkombëtare, duke sjellë një tjetër lajm pozitiv për skuadrën verdheblu.
Ky është një vlerësim i merituar për lojtarin që gjatë këtij sezoni ka treguar stabilitet, përkushtim dhe profesionalizëm të lartë, duke u bërë një nga shtyllat kryesore të mbrojtjes së ekipit. Performancat e tij të qëndrueshme dhe përvoja ndërkombëtare kanë qenë një aset i vlefshëm për Elbasanin, që po zhvillon një kampionat dinjitoz.
Thirrja në Kombëtaren e Lituanisë vjen si shpërblim për punën dhe seriozitetin e Olberkis, i cili me paraqitjet e tij nën fanellën verdheblu ka dëshmuar se është një lojtar me standarde të larta dhe me ndikim të fortë në skuadër.

