Nga Elbasani në Hollywood, Senada Greca, shqiptarja që frymëzon miliona ndjekës në mbarë botën

A e dini se një shqiptare është kthyer në frymëzim për miliona ndjekës në rrjetet sociale dhe trajnere e personazheve më të njohur në botë? Ajo quhet Senada Greca, është nga Elbasani dhe jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka ndërtuar një karrierë të jashtëzakonshme si trajnere fitnessi dhe mentore e shëndetit mendor e fizik.

Emri i saj është tashmë pjesë e botës së VIP-ave ndërkombëtarë, përfshirë edhe yllin e famshëm Kim Kardashian, e cila është vetëm një nga shumë klientët elitë që ndjekin programet e saj.

Me qindra mijëra ndjekës në Instagram dhe TikTok, Senada nuk është vetëm një trajnere fizike, por edhe një zë motivues për mijëra gra dhe burra në të gjithë botën, të cilët frymëzohen çdo ditë nga filozofia e saj mbi vetëbesimin, përkushtimin dhe mirëqenien.

Nga një vajzë e thjeshtë shqiptare në një figurë me ndikim global, historia e Senadës është një shembull i vërtetë i suksesit që lind nga pasioni dhe puna e palodhur.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Ish deputetja e PD ,Zheni Gjergji emërohet Drejtoreshë e Spitalit Rajonal “Dr. Xhaferr Kongoli” Elbasan

Me një vendim të autoriteteve përgjegjëse në sektorin shëndetësor,...

Praga i jep fund skuterëve elektrikë, qyteti synon rrugë më të sigurta për këmbësorët

Praga ka vendosur të ndalojë marrjen me qira të...

Një portier për historinë; Neuer, ‘gardiani’ me 363 fitore në Bundesligë, askush si ai

Bayerni i Mynihut të shtunën mori një fitore shumë...