Nga arsimi te pastrimi, Shushica në qendër të projekteve të reja të Bashkisë Elbasan

Në Njësinë Administrative Shushicë u zhvillua takimi i radhës i Kryetarit të Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, me banorët e zonës, në kuadër të procesit të Buxhetimit me Pjesëmarrje. Në takim morën pjesë gjithashtu Kryetari i Këshillit Bashkiak, Lutfi Lala, Kryetari i Njësisë Administrative, Sokol Sinani, përfaqësues të këshillit dhe banorë të fshatrave të njësisë.

Kreu i bashkisë, Llatja, theksoi se Bashkia Elbasan ka hyrë në një fazë të re investimesh, me mbështetje nga qeveria dhe fonde të siguruara përmes lobimit vendor. “Prioritet për vitin e ardhshëm është lidhja e Shushicës me urën e Byshekut dhe ndërtimi i bypass-it, që do ta kthejë Shushicën në një lagje të Elbasanit. Kemi projekte të rëndësishme në infrastrukturë, arsim dhe në sistemet e ujitjes e energjisë,” deklaroi Llatja.

Ai shtoi se brenda nëntorit do të nisin punimet për ndërtimin e shkollës së re 9-vjeçare në Shushicë, ndërsa po punohet edhe për një shkollë shtesë në Hajdaran. Kryebashkiaku vuri në dukje se Bashkia Elbasan po punon për zgjidhjen përfundimtare të problematikës së mbetjeve në zonat rurale. “Kemi nisur fazën e parë me vendosjen e koshave dhe pritet të mbërrijnë edhe 200 të tjerë, bashkë me mjetet e reja të pastrimit,” shtoi ai.

Nga ana tjetër, Kryetari i Këshillit Bashkiak, Lutfi Lala, vlerësoi punën e bërë gjatë vitit 2025 dhe bashkëpunimin me qytetarët, duke theksuar se si bashki dhe këshill janë të angazhuar të japin llogari për çdo veprim dhe investim të bërë. Në përmbyllje të takimit, banorët votuan për prioritetet kryesore të investimeve që do të përfshihen në buxhetin e vitit 2026, në përputhje me kërkesat dhe nevojat më emergjente të zonës.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Shkumbini ndan rrugët me trajnerin: Kush do e marrë drejtimin?

KF Shkumbini njofton se trajneri Lorenc Pashja ka dhënë...

Kapetanović: Start-upet e Ballkanit, potencial i madh që pret të shndërrohet në rritje të vërtetë

Ballkani Perëndimor ka energji, ide dhe talente, por i...

Nga ‘like’-u te ankthi…

Nga Majlinda Bregu Përdorimi problematik i rrjeteve sociale është rritur...

Laguna e Patokut, një parajsë turistike

Nga Ymer Hysa Jo vetëm ai që e sheh për...