Në trasë e hekurudhës pranë qytetit të Peqinit gjendet i pajetë një burrë , dyshohet se …

 

Rreth mesditës së sotme, në afërsi të trasesë së hekurudhës që lidh qytetin e Peqinit me Elbasanin, është gjetur një person i pajetë.

Sipas burimeve nga vendngjarja, trupin e viktimës e ka zbuluar një kalimtar, i cili menjëherë ka njoftuar policinë lokale. Forcat e policisë , shërbimit zjarrfikës fhe spitalit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë rrethuar zonën, ndërsa po kryhen veprimet hetimore për identifikimin e viktimës dhe shkaqet e vdekjes.

Burime policore bëjnë me dije se ende nuk ka detaje të imtësishme lidhur me rrethanat e ngjarjes, por hetimet janë në vijim dhe pritet që në orët në vijim të zbardhen më shumë detaje .

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME