Në mbështetje të doktoreshë Zheni Gjergji, Drejtores së Spitalit Rajonal Elbasan

Nga Xhoi Jakaj

Në ditët e fundit, një pjesë e politikës dhe disa portale kanë nisur një sulm të padrejtë ndaj doktoreshë Zheni Gjergji, duke e akuzuar se “u kthye nga e djathta tek politika e majtë për pushtet”. Por kjo nuk është veçse një përpjekje për të njollosur figurën e një gruaje të jashtëzakonshme që ka kontribuar ndër vite në politikë dhe mjekësi me dinjitet e profesionalizëm.

  • Zheni  Gjergji është një zonjë e madhe. Një mjeke e zotë dhe një njeri i jashtëzakonshëm. Nuk ka shumë figura që e meritojnë respektin që ajo gëzon sot në qytetin e Elbasanit dhe më gjerë.

Në një kohë kur politika ka humbur shpesh idealet dhe është kthyer në një terren të interesave personale, është një fat i madh kur në drejtim vjen një profesioniste me një CV të pasur dhe të ndershme si ajo. Nuk është partia ajo që duhet mbështetur verbërisht, por njerëzit me vlera ,ata që kanë punuar me integritet dhe dinjitet për qytetarët.

Sot, nuk ka më të djathtë apo të majtë me ideale të pastra , ka vetëm servilë që kanë dekada në parlament dhe kanë ndërtuar pasuri në kurriz të shpresave të njerëzve. Ndaj është koha të mbështesim profesionistët, ata që kanë punuar dhe meritojnë të jenë në drejtim, pavarësisht bindjeve të tyre politike.

 

Suksese, Zheni  Gjergji ,je e nderuar dhe e respektuar. Zëri i qytetarëve që të njohin nga afër apo nga larg është më i fortë se çdo portal apo interes politik. Nder për Elbasanin që ka një figurë si ty në krye të Spitalit Rajonal ..

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

315 kuota të lira për bonus qiraje në Elbasan, Llatja: Mos humbisni afatin e aplikimit

Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Elbasanit u miratua...

Cristiano Ronaldo po kërkon golin e 1000-të në karrierë, ndërkohë që papritur e parakalon Erling Haaland

Në futboll është pranuar gjerësisht se shënimi i golave...

Meta kërkon shuarje të masës së sigurisë, avokati paraqitet në SPAK: Mund të lirohet nëse…

Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani është paraqitur këtë...