Ndryshimi i pronësisë së mjeteve të blera, afatet e regjistrimit

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTR) bën të ditur se qytetarët që sapo kanë blerë një mjet duhet të kryejnë ndryshimin e pronësisë në sportelet e drejtorive rajonale sipas vendbanimit të tyre.

Sipas DPSHTRR-së, ky proces është i domosdoshëm për regjistrimin ligjor dhe për të shmangur penalitete të mundshme.

Dokumentacioni i nevojshëm për ndryshimin e pronësisë përfshin: Dokumentet identifikues të aplikantit; Dokumentin e fitimit të pronësisë së mjetit; Dokumentin e identifikimit të treguesve të mjetit (përjashtohen mjetet me certifikatë kontrolli teknik të vlefshme dhe mjetet e reja brenda periudhës pa nevojë për kontroll teknik); Kontratën e sigurimit të mjetit dhe konfirmimin nga Regjistri i Barrëve Siguruese; Lejen e qarkullimit të mjetit; Certifikatën e pronësisë për rastet kur leja e qarkullimit është e modelit të vjetër; Vërtetimin se shitësi nuk është debitor për TVMP/TVML, gjoba nga kontrolli teknik ose bllokime të tjera.

DPSHTRR bën të ditur se, automjetet, motomjetet dhe rimorkiot duhet të regjistrohen brenda 30 ditëve kalendarike nga data e lidhjes së kontratës; makinat bujqësore duhet të regjistrohen brenda 10 ditëve kalendarike.

DPSHTR apelon tek të gjithë qytetarët që të respektojnë këto afate për të shmangur probleme ligjore dhe administrative, duke garantuar regjistrimin korrekt të mjeteve të tyre.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Rama: Shqipëria hapi dyert për afganët kur të tjerët i mbyllën

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot, në Ditën Ndërkombëtare të...

Nuk i kemi mundur kurrë dhe i kemi shënuar vetëm një herë, ja historiku i ndeshjeve të Shqipërisë me Holandën

Nëse Shqipëria do të kualifikohet në Botërorin 2026, atëherë...

Njihuni me shortin e plotë të Botërorit, kush konsiderohet grup “ferri”

Në Washington u hodh shorti i Botërorit, ku u...