Ndryshime të reja në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan,Kryekomisare Nertila Metaj emërohet shefe e komisariatit të policisë Librazhd

 

Në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan janë bërë sërish ndryshime në nivel drejtuesish. Kryekomisar Elton Halili, i cili deri më tani mbante detyrën e Shefit të Komisariatit të Policisë Librazhd, është transferuar dhe do të ushtrojë detyrën e Shefit të Komisariatit të Policisë Bulqizë.

Në vendin e tij, si Shefe e Komisariatit të Policisë Librazhd, është emëruar Kryekomisare Nertila Metaj.

Këto lëvizje bëhen në kuadër të riorganizimit dhe forcimit të strukturave të rendit në qarqet Elbasan dhe Dibër.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME