Ndodh në Librazhd! I dha çiftit të bashkëshortëve valium dhe më pas i vodhi banesën, arrestohet dhëndri. Të moshuarit rëndë në QSUT

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar në Librazhd. Ismail Kllogjeri, një 36-vjeçar është arrestuar, pasi dyshohet se iu ka dhënë valium prindërve të bashkëshortes së tij dhe më pas iu ka vjedhur atyre një shumë parash dhe një celular. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi Ismail Kllogjri.

NJOFTIMI I POLICISE
Finalizohet operacioni policor i koduar “Opportunity”.

Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Librazhd, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve kundër Personit të DVP Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit. I dha çiftit të moshuar një dozë të lartë medikamenti qetësues (valium) dhe më pas vodhi një shumë parash në banesën e tyre; identifikohet dhe vihet në pranga 36-vjeçari.Sekuestrohen shuma e parave të vjedhura dhe një celular.

Pas marrjes së njoftimit se dy bashkëshortë ishin dërguar fillimisht në spitalin e Librazhdit dhe më pas në QSUT, në gjendje të rënduar shëndetësore dhe të dyshuar për intoksikim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd organizuan menjëherë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME