Ndërprerja e “Cloudflare”, AKSK: Kujdes në rrjet, monitoroni shërbimet

TIRANË, 18 nëntor/ATSH/ Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) kërkoi sot rritjen e vigjilencës për përdoruesit e shërbimeve të ofruara nga platforma ndërkombëtare “Cloudflare”, pas një incidenti global që shkaktoi ndërprerje të shërbimeve të kësaj platforme.

Sipas njoftimit të bërë nga Cloudflare, më 18 nëntor, në orën 12:48, pati një problematikë teknike që ndikoi në disponueshmërinë e disa shërbimeve kyçe të platformës, përfshirë rrjetin global të Edge, API-të dhe komponentë të tjerë të rëndësishëm. Ndërprerja shkaktoi vështirësi në aksesimin e faqeve dhe shërbimeve digjitale, përfshirë në Shqipëri, ku disa institucione dhe sektorë përjetuan probleme të ngjashme.

Përgjigja e Cloudflare ishte e shpejtë, dhe rreth orës 15:42, kompania raportoi se problemi ishte i përkohshëm dhe që po punohej për rikthimin e shërbimeve në normalitet.

AKSK theksoi se përdoruesit e platformës duhet të jenë të kujdesshëm dhe të monitorojnë nëse shërbimet e prekura kanë pasur probleme pas rikthimit në funksion.

Autoriteti gjithashtu rekomandoi identifikimin e mundësive për të siguruar funksionimin bazë të shërbimeve, në rast se problemet e mëtejshme të shërbimit të Cloudflare do të vazhdojnë.

AKSK theksoi angazhimin e tij të vazhdueshëm për garantimin e sigurisë kibernetike të infrastrukturave të informacionit dhe për informimin në kohë reale të publikut mbi çdo rrezik të mundshëm.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Skandali me fondet bujqësore, prokuroria europiane kërkon heqjen e imunitetit për 11 deputetë të Parlamentit grek

Prokuroria Evropiane ka dërguar në Parlamentin grek një dosje...

Medalje, rekorde dhe krenari: Elbasani shpallet nënkampion i vendit në peshëngritje

Klubi Shumësportësh Elbasani ka konfirmuar edhe një herë traditën...

Shqipëria 17 vjet në NATO, Begaj: Faktor stabiliteti dhe sigurie në Aleancë

TIRANË, 1 prill /Albania Express News/ Presidenti i Republikës,...