Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Sali Berisha

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano, u nda nga jeta pasditen e kësaj të premte në moshën 73-vjeçare.

Nuk mungoi as reagimi i ish-rivalit të tij politik dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

“Fatos Nano mbyll sytë përgjithmonë.

Të dashur miq, Fotos Nano, ish-kryeministër i vendit dhe ish-kryetar i Partisë Socialiste, personalitet kryesor i të majtës shqiptare gjatë tranzicionit, mbylli sytë përgjithmonë.

Fatos Nano ka meritën e reformimit të Partisë Socialiste, anëtarësimin e saj në forume të majta ndërkombëtare si dhe pranimin nga ai vetë të rotacionit të pushtetit.

Me këtë rast shpreh ngushëllime familjes, miqve, të afërmve të tij dhe socialistëve. Amen!”, shkruan Berisha.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME