Ndahet nga jeta etnografi i shquar Agim Bido në moshën 69 vjeçare

Studiuesi dhe etnografi i shquar shqiptar, delvinjoti Agim Bido, ka ndërruar jetë në moshën 69 vjeçare. Familja njofton se përcjellja e tij për në banesën e fundit do të bëhet këtë të shtunë, më 6 Shtator në Delvinë.

Akademia e Shkencave, ku Bido shërbeu si kërkues shkencor pranë Institutit të Folklorit, sot Instituti i Antropologjisë, shpreh ngushëllimet më të thella për humbjen e tij.

Agim Bido lindi më 8 Gusht 1956 në Delvinë. Pas përfundimit të studimeve në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë për pikturë në vitin 1982, ai punoi që prej vitit 1983 si kërkues shkencor, duke i kushtuar jetën dokumentimit dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore shqiptare.

Bido është autor i veprës “Arti popullor në veshje e tekstile popullore” (1991) dhe dha kontribut të rëndësishëm në studimin e xhubletës, duke ndihmuar regjistrimin e saj në Listën Përfaqësuese të Trashëgimisë Jomateriale të UNESCO-s. Trashëgimia e tij përfshin mbi 300 shkrime shkencore dhe mbetet një thesar i pazëvendësueshëm për studimin e historisë dhe artit popullor shqiptar.

Akademia e Shkencave përfundon njoftimin duke e cilësuar dr. Bidon si një koleg “të paharruar”, duke shprehur ngushëllime për familjen, miqtë dhe komunitetin akademik shqiptar.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME