Muzeu i Artit dhe Trashëgimisë Islame do të hapet në Tiranë brenda vitit 2030

Muzeu i Artit dhe Trashëgimisë Islame, një qendër e re kulture që do të ndërtohet në një godinë historike në qendër të Tiranës, pritet të jetë gati brenda vitit 2030, tha kryeministri Edi Rama në fjalën e tij gjatë prezantimit të projektit këtë mbrëmje. Në këtë muze do të ekspozohen objekte e libra me vlerë të rrallë, dhe për kreun e qeverisë ky do të jetë një stacion kyç i historisë sonë si komb dhe i historisë së kryeqytetit në veçanti.

Rama vlerësoi arkitektin që do të punojë për këtë muze, Jesus Hernandez.

“Ajo që është e rëndësishme është se ky është një stacion kyç i historisë sonë si komb, i historisë së kryeqytetit. Kështu që, besoj se talenti i padiskutueshëm i arkitektit, që është autor i një tjetër muzeu shumë të bukur, Muzeu Marubi në Shkodër dhe projektues i Muzeut të Ri Kombëtar, është një garanci. Më vjen mirë që paralelisht po punon edhe për një tjetër muze në Shkodër, muzeun që i dedikohet martirizimit të klerit katolik. Kështu plotësojmë edhe një mozaik të munguar të historisë së fesë në Shqipëri, që do të ketë hapësirën e vet edhe në Muzeun Kombëtar”, tha Rama.

Kreu i qeverisë foli edhe për muzeun që pritet të hapet së shpejti, ku do të ekspozohet koleksioni i Artan Lames, i cili u nda nga jeta pak muaj më parë.

“Muzeu tjetër që është në ndërtim e sipër me koleksionin unikal të të ndjerit Artan Lame na jep mundësinë ta shohim të nesërmen e Tiranës të pasur me stacione arti, kulture dhe historie, që do të shkojnë duke u shtuar”.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Balluku: Rrjeti i ri 20 kV në Velipojë, më shumë siguri energjetike për banorët dhe turistët

Velipoja është shndërruar në një qendër të rëndësishme ekonomike...

Ursula von der Leyen viziton sot Kosovën, takime me Osmanin dhe Kurtin

Në kuadër të turit në Ballkanin Perëndimor, Presidentja e...