Muzeu Etnografik i Elbasanit pasurohet me dhurata të rralla familjare

Muzeu Etnografik i Elbasanit është pasuruar së fundmi me një dhuratë të çmuar nga familja e Mehmet Qorrit, e cila ka dorëzuar një sënduk rreth 150-vjeçar si dhe dy jorganë tradicionalë me vlera historike dhe artizanale. Njëri prej jorganëve është prodhim artizanal me një histori afro 120-vjeçare, ndërsa tjetri i përket një periudhe më të vonshme. Së bashku, këto objekte dëshmojnë jetën familjare të kohës, mjeshtërinë e punimit dhe kujdesin me të cilin trashëgimia është ruajtur ndër breza.

Drejtuesit e muzeut bëjnë me dije se çdo objekt i dhuruar do të shoqërohet me shënimin e emrit apo familjes së dhuruesit dhe do të bëhet pjesë e ekspozitës për vizitorët. Njëkohësisht, u është bërë thirrje të gjitha familjeve që posedojnë objekte të vjetra të ndjekin këtë iniciativë dhe të kontribuojnë në ruajtjen e historisë dhe traditave lokale.

Muzeu Etnografik i Elbasanit, i vendosur në një ndërtesë karakteristike qytetare, përfaqëson një nga institucionet më të rëndësishme kulturore të qytetit. Në ambientet e tij prezantohen rreth 80 lloje zejesh tradicionale, si dhe objekte që pasqyrojnë mënyrën e jetesës, veshjet, mobilimin dhe artizanatin e trevës së Elbasanit ndër shekuj.

Stafi i muzeut ka shprehur falënderim të sinqertë për familjen Qorri për gjestin fisnik dhe kontributin e vyer në pasurimin dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore të qytetit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

AF Elbasani gati për sfidën e madhe në “Air Albania” ,verdheblutë përballë Dinamo City

Të shtunën në mbrëmje, “Air Albania” do të jetë...

Rauf Dimraj shpirti sportiv që fluturon mbi kujtimet dhe ëndrrat

-Dritarja ku frymëzimi takon veprën Nga BUJAR QESJA Mjeshtër i Madh Një...

Erion Braçe dhe sfida ndaj politikës së mbyllur

  E kam njohur Erion Braçen kur ishte shumë i...