Muçi është magjik, ylli shqiptar realizon tjetër supergol në Turqi, kësaj radhe kundër ish-skuadrës

 

Ernest Muçi vijon momentin e artë me fanellën e Trabzonsporit, duke realizuar një tjetër gol spektakolar në Superligën turke.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare shënoi në minutën e 25-të të ndeshjes ndaj Beşiktaş, duke rihapur sfidën, edhe pse Trabzonspor gjendet në disavantazh 1-2.
Ky ishte goli i gjashtë i Muçit në katër ndeshjet e fundit, shifra që e konfirmojnë atë si një nga lojtarët më në formë të momentit te Trabzonspor. Paraqitjet e tij kanë qenë vendimtare, pavarësisht se aktivizohet kryesisht në mesfushë, duke marrë shpesh rolin e finalizuesit.

 

Tribunat e stadiumit shpërthyen në festë pas golit të shqiptarit, i cili këtë herë realizoi pikërisht ndaj ish-skuadrës së tij, Beşiktaş. Një moment emocional për Muçin, që po fiton gjithnjë e më shumë besimin e tifozëve.
Vetëm pak javë më parë, futbollisti shqiptar po kalonte një periudhë të vështirë, me pak minuta në dispozicion, por tani ka arritur të përmbysë situatën dhe të kthehet në një pikë referimi për Trabzonsporin në kampionat.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Protesta në Maqedoninë e Veriut, Gazmend Bardhi: Shqipja nuk negociohet

TIRANË, 6 prill /Albania Express News/ – Kreu i...

Trump përsërit kërcënimet ndaj Iranit: Nëse Teherani nuk dorëzohet, do të godasim çdo urë dhe termocentral

Presidenti amerikan Donald Trump përsëriti kërcënimet ndaj Iranit për...

“Speci 450 lekë, çmime të çmendura”/ Braçe monitoron çmimet e perimeve në Tiranë: Nuk ka lidhje nafta, por…

Socialisti Erion Braçe ka kritikuar sërish rritjen e fruta-perimeve,...