Mlizë, Elbasan Një 40-vjeçar humb jetën pasi u rrëmbye nga rrjedha e përroit

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e fshatit Mlizë në Njësinë Administrative Gjinar, Elbasan, ku rreth 40-vjeçari Florian Tahiri ka humbur jetën tragjikisht, pasi u rrëmbye nga rrjedha e përroit që kalon pranë fshatit.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, ndërsa Tahiri dyshohet se po kalonte urën në momentin kur u mor nga prurjet e shtuar të ujit. Pasi ai nuk u kthye në shtëpi në drekë, familjarët dhanë alarmin dhe nisën kërkimet përgjatë shtratit të përroit.

Pamjet e kamerave të disa bizneseve pranë zonës kanë fiksuar momentet kur 40-vjeçari është rrëmbyer nga rrjedha e fuqishme e ujit, duke ndihmuar grupet e kërkimit në përcaktimin e drejtimit të lëvizjes së trupit.

Kërkimet kanë vijuar gjatë gjithë natës nga ekipet e zjarrfikësve dhe strukturat e emergjencave civile të Elbasanit. Trupi i pajetë i të ndjerit është gjetur mëngjesin e sotëm, rreth 1 kilometër larg urës ku dyshohet se ndodhi aksidenti.

Dyshohet se Florian Tahiri ka qenë duke kaluar mbi urë në momentin e fatkeqësisë, ndërsa prurjet e mëdha të ujit, të shkaktuara nga reshjet e ditëve të fundit, e kanë rrëmbyer në mënyrë të menjëhershme.

Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa komuniteti i zonës është tronditur nga humbja e rëndë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Rama: Shqipëria hapi dyert për afganët kur të tjerët i mbyllën

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot, në Ditën Ndërkombëtare të...

Nuk i kemi mundur kurrë dhe i kemi shënuar vetëm një herë, ja historiku i ndeshjeve të Shqipërisë me Holandën

Nëse Shqipëria do të kualifikohet në Botërorin 2026, atëherë...

Njihuni me shortin e plotë të Botërorit, kush konsiderohet grup “ferri”

Në Washington u hodh shorti i Botërorit, ku u...