Minxhozi: SEPA, hap i rëndësishëm drejt integrimit të tregut financiar shqiptar me atë evropian

TIRANË, 26 shtator/ATSH/ Pagesat e para përmes sistemit evropian të pagesave SEPA do të nisin në Shqipëri më 7 tetor të këtij viti, çka shënon një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të sistemit të pagesave dhe integrimit të tregut financiar shqiptar me atë evropian.

Përmes këtij sistemi, qytetarët dhe bizneset shqiptare do të kenë mundësinë të kryejnë transferta më të shpejta, më të sigurta dhe me kosto disa herë më të ulëta se aktualisht.

Zëvendësguvernatorja e Bankës së Shqipërisë, Luljeta Minxhozi, në një intervistë në media, theksoi se anëtarësimi i Shqipërisë në SEPA është rezultat i një pune të gjatë e të qëndrueshme që ka nisur që në vitin 2017, me miratimin e një ligji të ri të bazuar në direktivën europiane PSD2.

Ajo vlerësoi se ky vendim u mor në një kohë sfiduese për ekonominë shqiptare, kur niveli i informalitetit ishte i lartë, por përfaqësonte një qasje me vizion të qartë drejt zhvillimit të sistemit të pagesave dhe rritjes së transparencës në tregun financiar.

Minxhozi nënvizoi se përfshirja në zonën SEPA jo vetëm që do të sjellë lehtësi për përdoruesit e shërbimeve financiare, por gjithashtu do të kursejë të ardhura që më parë përdoreshin vetëm për transferta, duke krijuar mundësi për riinvestim në fusha të tjera zhvillimi.

Ajo shtoi se të gjitha institucionet financiare, qofshin banka apo jo-banka, do të përfshihen në këtë proces, pasi klientët kërkojnë shpejtësi, siguri dhe komisione të ulëta në kryerjen e transaksioneve.

Sipas saj, ky është një hap domethënës në rrugën e Shqipërisë drejt integrimit të plotë në tregjet evropiane, ndërsa vetë sistemi SEPA ofron një strukturë të sigurt dhe të harmonizuar që garanton funksionimin dhe mbikëqyrjen efektive të gjitha shërbimeve të pagesave në nivel kontinental.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Tragjedi në futboll, 19-vjeçari ndërron jetë pas kolapsit në fushën e lojës

Një ngjarje tragjike ka goditur futbollin kazak dhe më...

Dita Ndërkombëtare e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

Dita Ndërkombëtare e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale festohet çdo 17...