Ministrja Elisa Spiropali: Festat Kombëtare u kremtuan me emocion në të gjitha përfaqësitë shqiptare në botë

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka ndarë një videopostim ku pasqyrohet atmosfera me rastin e Festave Kombëtare në përfaqësitë tona diplomatike në botë.

Në të gjitha përfaqësitë diplomatike të Shqipërisë, nga Evropa, në Amerikë, nga Lindja e Mesme, deri në Azi e Australi, u organizuan aktivitete kulturore dhe artistike.

“Kudo u festua me emocion Dita e Flamurit tonë. Festat Kombëtare në Përfaqësitë tona diplomatike në botë”, shkruan Spiropali.

Në video tregohen aktivitet e shumta festive në përfaqësitë shqiptare në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Greqi, Kroaci, Hungari, Bullgari, Turqi, Austri, Këshillin e Europës, Gjermani, Angli, Spanjë, Belgjikë, NATO, Ukrainë, Japoni, Kanada, SHBA, Emiratet e Bashkuara dhe Australi.

Në këto ceremoni u zhvilluan shfaqje artistiko-kulturore, me pjesëmarrjen e artistëve të njohur shqiptarë dhe të huaj, të cilët sollën motive tradicionale, muzikë, poezi dhe elementë të trashëgimisë sonë kombëtare.

Pjesë e programeve festive ishin prezantimet e valleve shqiptare, interpretimet e këngëve patriotike dhe ekspozita të vogla me simbole të identitetit kulturor shqiptar.

Më 28 Nëntor 1912, Kuvendi Kombëtar i Vlorës, i udhëhequr nga Ismail Qemali, shpalli Pavarësinë, një akt historik që vulosi aspiratat shekullore për liri dhe shtet të pavarur.

Nga ngritja e flamurit të Skënderbeut në Krujë më 28 nëntor 1443, te nënshkrimi i Aktit të Pavarësisë më 1912, kjo datë simbolizon qëndresën, unitetin dhe identitetin kombëtar.

Ndërsa sot Shqipëria feston 81-vjetorin e Çlirimit, njëkohësisht ditë kujtese e sakrificës sublime për mijëra të rinj e të reja që ranë heroikisht në emër të lirisë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

AF Elbasani kërkon kthesën ndaj Partizanit ,Ivan Gvozdenoviç: “Jemi gati për një sfidë të madhe”

AF Elbasani kërkon me patjetër rikthimin te fitorja në...

Sot zgjedhjet parlamentare në Hungari, fundi i sundimit të gjatë të Orbán apo një mandat i pestë

Hungarezët votojnë sot për zgjedhjet parlamentare që mund t’i...

“Uroj sa më pak makëturi, mllef dhe urrejtje”, kujt i drejtohet Spiropali me këtë mesazh?

Socialistja Elisa Spiropali ka bërë një postim në Facebook...