Media britanike GB News ka reaguar së fundmi lidhur me emërimin e “Diellës” si ministre në kabinetin qeveritar të Ramës, teksa është ndalur edhe te tensionet që kjo e fundit ka shkaktuar gjatë seancës plenare në Kuvend.
Teksa ndan pamjet nga momentet e tensionit në Kuvend, GB News, thotë se kryeministri Rama është frymëzuar nga miku i tij i ngushtë Tony Blair, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin për synim në dixhitalizojnë Shqipërinë.
Media britanike thotë se kryeministri shqiptar, i cilësuar si “i mbrojturi i Tony Blair”, ka punuar ngushtë me ish-kryeministrin britanik për dixhitalizimin e shtetit shqiptar, ndërsa thekson se Britania historikisht ka qenë kundërshtare ndaj identitetit të detyruar dixhital, megjithëse po ndërmerren hapa të ngjashëm me Shqipërinë për modernizimin e shërbimeve publike.
Sa i takon trazirave në Kuvend, GB News e cilëson reagimin e opozitës në Kuvend si formë ‘proteste’ ndaj vendimit të kryeministrit Rama për të përfshirë një entitet dixhital në qeveri.
Artikulli
Shikoni si shpërthen në zemërim parlamenti i Shqipërisë dhe si hidhen letra, ndërsa kryeministri i këtij vendi ka emëruar një chatbot të Inteligjencës Artificiale si ministër në qeverinë e tij të emëruar Diella.
Kryeministri Edi Rama, i njohur si ‘i mbrojturi’ i Tony Blair, ka punuar ngushtë me ish-kryeministrin britanik për të digjitalizuar qeverisjen e Shqipërisë. Vitin e kaluar, Rama foli publikisht për marrëdhënien e tij me Blair.
‘Unë nuk do të isha as kryeministër dhe as i angazhuar në politikë pa të.’, do të shprehej Edi Rama në sy të Toni Blair disa kohë më parë në një takim.
Të dy folën për planet e Shqipërisë për një identitet digjital për të mposhtur korrupsionin.
‘Çfarë po bëni? Po ndërtoni një infrastrukturë digjitale, keni plane për identitetin digjital.’, do të shprehej Bler pas Ramës.
Ndërkaq në fillim të sesionit parlamentar në Shqipëri, Diella mbajti një fjalim në parlament duke shkaktuar tensione të forta. Diella tha se ishte e lënduar nga akuzat se ishte antikushtetuese.
‘Kjo më lëndoi, jo për veten time, por për 972,000 ndërveprimet që pata me qytetarët të cilëve u shërbeva përmes e-Albania dhe gjithashtu për 36,000 dokumentet digjitale që u lëshova atyre.
Nga ana e tij, Edi Rama mbrojti vendimin e tij:
Ky hap vjen ndërsa Britania nga ana e saj, kërkon të fusë një identitet digjital për të gjithë qytetarët, një projekt që ish-kryeministri Tony Blair britanik ka mbështetur gjithmonë, edhe pse dështoi ta fusë kartën e identitetit gjatë qeverisjes së tij.
Ashtu si në Shqipëri, ka pasur zemërim edhe në Britani rreth njoftimit për identitetin digjital, pasi vendi historikisht ka qenë armiqësor ndaj çdo lëvizjeje drejt identifikimit formal. Megjithë kundërshtitë, Shqipëria megjithatë duket se po e kalon më lehtë revolucionarizimin e qeverisjes së saj.