Ministri Salla: Shqipëria në fazë vendimtare të integrimit evropian për bujqësinë

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Andis Salla priti sot në një takim pune drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Lindore pranë Komisioni Evropian, znj. Valentina Superti.

Në qendër të diskutimeve ishin progresi i arritur dhe sfidat që shoqërojnë përgatitjet e Ministrisë për hapjen e negociatave ndërqeveritare dhe përafrimin me acquis të Bashkimit Evropian.

Ministri Salla theksoi se pas miratimit të Pozicionit Negociues për Cluster 5 “Burimet, Bujqësia dhe Kohezioni”, Shqipëria ndodhet në një fazë vendimtare të procesit të integrimit evropian.

Ministri Salla nënvizoi se Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural po vijon me intensitet përmbushjen e të gjitha detyrimeve përmes konsolidimit të sistemeve të integruara të menaxhimit (IACS, LPIS, REM), forcimit të kapaciteteve teknike dhe administrative, si dhe përgatitjes për një qasje efektive në fondet e BE-së.

Modernizimi i bujqësisë dhe ndërtimi i një sektori konkurrues e të qëndrueshëm mbetet një ndër prioritetet strategjike të qeverisë shqiptare në kuadër të procesit të anëtarësimit në BE,” nënvizoi ministri Salla.

Znj. Superti vlerësoi progresin e bërë nga Shqipëria në këtë drejtim dhe theksoi mbështetjen e Komisionit Evropian për avancimin e mëtejshëm të reformave në sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural. 

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME