Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Andis Salla, sëbashku me Ministrin e Mbrojtjes, z. Pirro Vengu, Prefektin e Qarkut të Korçës, z. Nertil Jole dhe ekipet e AgjencisëKombëtare të Mbrojtjes Civile, mbërritën sot në Maliq për tëndjekur nga afër situatën e krijuar nga reshjet e ditëve të funditdhe për të inspektuar dëmtimet në disa argjinatura të zonës.
Gjatë verifikimeve në terren, ministri Salla bëri të ditur se ekipetteknike të bordit të kullimit, në bashkëpunim me bashkinë dhestrukturat vendore, po punojnë pa ndërprerje për riparimin e tyre.

Në zonat e Sheqerasit dhe Drithasit vijon përforcimi iargjinaturës, ndërkohë që ekipet e emergjencave civile, DrejtoriaRajonale e Ujitjes dhe Kullimit dhe efektivët e Forcave tëArmatosura nga Reparti i Drenovës janë të pranishëm në terrendhe në gatishmëri të plotë pranë banorëve.
“Kemi bërë devijimin e ujërave drejt shtratit të lumit, duke shmangur rrezikun e përmbytjes së tokave bujqësore. Rruga nëtë cilën po ndërhyjmë po përforcohet për të garantuar transport të sigurt të materialeve drejt pikës së çarjes, me qëllim qëndërhyrjet të përfundojnë brenda mbrëmjes së sotme ose nesërnë mëngjes”, tha ministri Salla gjatë inspektimit.

Ai bëri të ditur se situata po monitorohet paralelisht edhe nëqarqe të tjera të vendit ku janë shfaqur problematika tëngjashme.
“Në Sarandë, Fier dhe Lezhë ndërhyrjet janë drejt përfundimit. Prioritet mbetet stabilizimi i situatës dhe mbrojtja e komuniteteve”, deklaroi ministri.

Pas përfundimit të ndërhyrjeve emergjente në të gjithë territorin, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural do të nisë procesin e plotë të evidentimit të dëmeve. Vlerësimet do të fokusohenveçanërisht te dëmet në sektorin bujqësor, përfshirë fermerët, blegtorët dhe subjektet e prekura.
“Jemi në fazën e mbylljes së problematikave më urgjente. Mëpas do të vijojmë me evidentimin e çdo dëmi, duke garantuar qëasnjë fermer të mos mbetet pa mbështetjen e nevojshme”, u shpreh ministri Salla.


