Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Andis Salla, inspektoi sot punimet mbrojtëse përgjatë lumit Kalasa nëbashkinë Finiq, një prej lumenjve më problematikë në vend përshkak të prurjeve të larta.
Gjatë inspektimit, ministri u informua nga inxhinierët dheautoritetet vendore se dy kaskadat kryesore mbrojtëse, ajo e Vanës dhe ajo e Shelegarit, kanë përfunduar që prej 5 muajshdhe aktualisht ndodhen në fazën e garancisë së punimeve.
Inxhinierët sqaruan se lumi Kalasa ka një pellg ujëmbledhës prejrreth 22 mijë hektarësh dhe një prurje maksimale prej 274 m³/s, që shfaqet mesatarisht një herë në 20 vite. Për shkak të distancëssë shkurtër nga terrenet malore në shtrat, prurjet e lumit rritenbrenda 30 minutash gjatë reshjeve të dendura, duke krijuarrrezik të lartë për gërryerje dhe përmbytje.
Punimet e kryera synojnë uljen e energjisë kinetike të ujit dhembrojtjen e brigjeve, çka ka rëndësi thelbësore për ruajtjen e argjinaturave që mbrojnë rreth 850 hektarë tokë bujqësore nëfushën e Finiqit.
“Këto investime janë jetike për mbrojtjen e 850 hektarëve tokëbujqësore, sepse detyra jonë si ministri dhe si qeveri është tëgarantojmë që çdo fushë të jetë plotësisht në funksion tëfermerëve. Ne duhet të sigurojmë që toka të mbillet dhe tëkultivohet pa rrezik, pa probleme të mëdha dhe sidomos papërmbytje. Vetëm kështu mbështesim prodhimin vendas dherrisim qëndrueshmërinë e komuniteteve rurale”, deklaroiministri Salla.
Inxhinierët konfirmuan se projektet për dy kaskadat e mbeturajanë gati.

