Ministri Gonxhja pret skiatoren Colturi: Do të përfaqësojë Shqipërinë në Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja priti sot në një takim nënkampionen e botës në ski, Lara Colturi, e cila përfaqëson Shqipërinë.

Gonxhja vlerësoi se “me rezultatet e saj të shkëlqyera dhe përkushtimin ndaj sportit, Lara është një shembull frymëzues jo vetëm për sportistët e rinj shqiptarë, por për gjithë kombin tonë”.

“Cloturi na ka nderuar me përfaqësimin dinjitoz të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare dhe do të jetë një nga katër sportistët që do të mbajnë flamurin kuqezi në Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026, një pjesëmarrje historike që rrit pritshmëritë për një medalje olimpike për vendin tonë”, theksoi Gonxhja.

Gonxhja u shpreh se zhvillimi i sportit është një prioritet strategjik për qeverinë shqiptare, me synim që Shqipëria të shndërrohet në një qendër rajonale për sportin elitar, duke rritur përfaqësimin në nivele ndërkombëtare dhe duke garantuar mundësi të barabarta për të gjithë.

Skiatorja e njohur me origjinë italiane, Lara Colturi prej vitit 2022 përfaqëson ngjyrat e Shqipërisë. Sezoni i skive për skiatoren Colturi si zakonisht do të fillojë me etapën e parë të kupës së botës në Solden të Austrisë me 25 tetor 2025.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

“Bllokimi” i bujqësisë dhe prova e madhe e Shqipërisë për fondet europiane

Për të tretin vit radhazi, ky sektor ndodhet në...

Ministria e Mbrojtjes: Plani si do të përdoren 5% të financimeve për ushtrinë

Shqipëria do të përmbushë kriterin e anëtarësimit në NATO...

Japonia në ndryshim, Takaichi bëhet kryeministrja e parë grua në vend

Kjo duke përgatitur terrenin që Sanae Takaichi të bëhet...