Ministri Andis Salla: 52 milionë euro në mbështetje të fermerëve, skema përshtatet sipas nevojave të tyre

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, njoftoi se ka nisur një tur dëgjesash me fermerët në të gjithë vendin, me qëllim përshtatjen sa më të mirë të skemës kombëtare të mbështetjes së fermerëve e nevojat që ata kanë.

Gjatë vizitës në Kavajë dhe Rogozhinë, ministri Salla theksoi rëndësinë e dëgjimit të fermerëve dhe përfshirjes së tyre në përshtatjen e skemës, duke u mundësuar të japin sugjerimet dhe të evidentojnë çdo problematikë lidhur me skemën apo përfitimet e tyre.

“Kemi vendosur një buxhet rreth 52 milionë euro për këtë skemë, që fermerët të aplikojnë dhe përfitojnë,” tha ministri, duke shtuar se turi do të vazhdojë në të gjithë bashkitë e Shqipërisë.

Në lidhje me dëmet e shkaktuara nga përmbytjet në disa zona, ministri Salla njoftoi se qeveria ka vendosur një paketë financiare për të gjithë fermerët e dëmtuar. Ai bëri të ditur se po punohet për evidentimin e plotë të dëmeve në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, emergjencën civile dhe bashkitë, për të dalë me vendime konkrete dhe shpërblime të shpejta për fermerët e prekur.

“Siç e keni parë para disa ditësh, ne kemi vendosur një paketë financiare nga qeveria shqiptare në mënyrë që të gjithë të dëmtuarit do të jenë të përfshirë në paketën financiare. Ne jemi duke bërë evidentimin e dëmeve të shkaktuara bashkë me Ministrinë e Bujqësisë, emergjencën civile dhe bashkitë në mënyrë që ne të kemi një evidentim të plotë dhe të dalim me një vendim, i cili do të jetë publik shumë shpejt”, deklaroi ai.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Me sallën e re, “Onufri” bëhet qendër e artit dhe komunitetit në Elbasan

Kryetari i Bashkisë Gledian Llatja, së bashku me drejtoreshën...

Nga nesër hyn në fuqi Sistemi Europian i Hyrje-Daljes (EES)

TIRANË, 9 prill/Albania Express News/ Qytetarët shqiptarë që udhëtojnë...