Meri Myftari nderohet me Çmimin “Agim Doçi” në Festivalin Kombëtar Letrar 2025

Poetja dhe autorja Meri Myftari është vlerësuar me Çmimin “Agim Doçi” për tekstin më të mirë për këngë, në kuadër të Festivalit Kombëtar Letrar 2025 që u mbajt mbrëmë në Tiranë.

Ky çmim, që mban emrin e një prej figurave më të dashura të poezisë shqiptare, për Merin përfaqëson një moment të veçantë në rrugëtimin e saj krijues. “Ky vlerësim ka një domethënie të veçantë për mua, duke mbajtur emrin e një ikone të fjalës. Është një motivim i madh për të vazhduar rrugëtimin e fjalës,” u shpreh poetja pas marrjes së çmimit.

Meri Myftar është një emër i njohur i letrave shqipe. Ajo ka botuar dy libra me poezi nga shtëpia botuese B&B:
Mos i thuaj lamtumirë botës
Fytyrat e kohës, i botuar edhe në gjuhën angleze.

Krijimtaria e Myftar shtrihet edhe në muzikë. Kompozitori i njohur Naim Gjoshi ka vënë në melodi tekstin e saj poetik “Moj e vogël”.
Ndërkohë, kënga e titulluar “Vari leshte” me tekst nga autorja, ka shpërthyer në një fenomen në rrjetet sociale, duke u bërë virale dhe duke dëshmuar ndikimin e fjalës së saj të drejtpërdrejtë në publikun e gjerë.

Ky çmim i fundit në Festivalin Letrar konfirmon Meri Myftarin si një nga zërat më të talentuar dhe më të gjithanshëm të poezisë.

Festivali u organizua me mbështetjen e producentës Adelina Pali, dhe mblodhi krijues nga e gjithë Shqipëria në një mbrëmje ku fjala poetike u bë këngë, mes duartrokitjesh dhe emocioneve të sinqerta.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Ekzekutimi i biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan, del sot para gjykatës Nevzat Spaho

  Zhvillimet gjyqësore për vrasjen e biznesmenit Edmond (Mondi) Mëhalla...

Presidenti bullgar kërkon dorëheqjen e qeverisë vendi drejt zgjedhjeve

Presidenti bullgar Rumen Radev ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme...

Evakuohet një qytet në Greqi për shkak të daljes së lumit nga shtrati

Banorët e vendbanimit Yperia në bashkësinë rajonale të Larisës...

Parashikimi i motit për sot, 6 dhjetor 2025

Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë në...