Më shumë se 20 vende premtojnë fundin e naftës dhe gazit rus në tregjet botërore

Më shumë se 20 vende që mbështesin Ukrainën kanë premtuar të heqin naftën dhe gazin rus nga tregu global, në një përpjekje për të rritur presionin ndaj Presidentit Vladimir Putin dhe për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Deklarata u bë pas samitit të “Koalicionit të gatshëm” që u mbajt në Londër. Kryeministri britanik Sir Keir Starmer tha se aleatët janë të vendosur të “mbyllin financimin e makinerisë së luftës së Rusisë”.

Së fundmi, SHBA-ja dhe Britania kanë vendosur sanksione ndaj dy kompanive më të mëdha të naftës ruse, ndërsa Bashkimi Evropian po synon të kufizojë eksportet e gazit të lëngshëm rus (LNG).

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e përshëndeti nismën, duke theksuar se “presioni ekonomik dhe politik është mënyra e vetme për të ndaluar agresionin rus”. Megjithatë, gjatë samitit nuk u njoftuan furnizime me raketa me rreze të gjatë, për të cilat Zelensky ka kërkuar prej kohësh mbështetje nga SHBA dhe Europa.

Në diskutim ishin gjithashtu mbrojtja ajrore e Ukrainës dhe ndihma financiare për dy vitet e ardhshme, por ende nuk u morën vendime konkrete për përdorimin e pasurive të ngrira ruse, që arrijnë në rreth 140 miliardë euro.

Zelensky paralajmëroi se Rusia do të përdorë dimrin si “mjet torturash”, ndërsa sulmet ndaj infrastrukturës energjetike po shkaktojnë mungesa të rënda të energjisë, ngrohjes dhe ujit në qytete si Odesa dhe Kievi.

Në samit morën pjesë, fizikisht dhe virtualisht, liderë perëndimorë si Emmanuel Macron, Mark Rutte dhe Mbreti Charles. Megjithatë, nuk u dhanë detaje konkrete mbi mënyrën se si koalicioni do të detyrojë Rusinë të tërhiqet ose të ulet në tryezën e bisedimeve.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME