Me 77 vota pro dhe 1 kundër, Kuvendi miraton kryetarët e komisioneve parlamentare

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar këtë pasdite me 77 vota pro dhe 1 kundër drejtuesit e komisioneve parlamentare. Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, lexoi emrat e propozuar nga mazhoranca, të cilët u aprovuan me shumicë votash.

Deputeti Redi Muçi ishte i vetmi që votoi kundër, ndërsa deputetët e Partisë së Lirisë, megjithëse të pranishëm në sallë, nuk morën pjesë në votim. Opozita e bashkuar vendosi të bojkotojë seancën.

Emrat e miratuar në krye të komisioneve:

  • Ekonomi, Punësim dhe Financa – Milva Ekonomi (kryetare), Erion Braçe (nënkryetar), Zamira Sinaj (sekretare).
  • Çështjet Ligjore dhe Administrata Publike – Ulsi Manja (kryetar), Damian Gjiknuri (nënkryetar), Aurora Mara (sekretare).
  • Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtja – Bledar Çuçi (kryetar), Olta Xhaçka (nënkryetare), Ilirian Pendavinji (sekretare).
  • Edukimi, Shkenca dhe Sportet – i takon opozitës (nënkryetare Evis Kushi, sekretare Hatixhe Konomi).
  • Shëndetësia dhe Mirëqenia Sociale – kryetar i opozitës (nënkryetar Eduard Shalsi, sekretare Enriketa Jaho).
  • Burimet Natyrore, Infrastruktura dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm – Anila Denaj (kryetare), Ceno Klosi (nënkryetar), Ilva Gjuzi (sekretare).
  • Të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik – kryetar i opozitës (nënkryetare Iris Luarasi, sekretar Ardit Bido).
  • Bujqësia, Ushqimi dhe Zhvillimi Rural – Blendi Klosi (kryetar), Fadil Nasufi (nënkryetar), Saimir Hasalli (sekretar).
  • Kultura, Turizmi dhe Diaspora – kryetar i opozitës (nënkryetar Erion Malaj, sekretar Arkent Balla).
  • Europa dhe Punët e Jashtme – Igli Hasani (kryetar), Bora Muzhaqi (nënkryetare), Marjana Koçeku (sekretare).
  • Nismat Qytetare, Bashkëpunimi dhe Mbikëqyrja Institucionale – Fatmir Xhafa (kryetar), Ermal Elezi (nënkryetar), Aulona Bylykbashi (sekretare).

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME