Maturantët e Gjimnazit “Ibrahim Muça” në 45-vjetorin e mbarimit të shkollës

Një ditë e zakonshme gushti e kësaj jave në qytetin e Librazhdit u kthye këtë javë në një festë kujtimesh, emocionesh dhe krenarie. Maturantët e gjimnazit “Ibrahim Muça”, brezi i vitit 1980, u mblodhën sërish aty ku nisi gjithçka në oborrin e shkollës së tyre, në klasën ku ëndrrat filluan të marrin formë dhe ku u hodhën themelet e një jete të ndershme, të përkushtuar e plot vlera.

Kanë kaluar 45 vite,afro një gjysmë shekulli,por për ta, koha duket sikur ka ndalur. Të njëjtët sy plot dritë, të njëjtat buzëqeshje, të njëjtën energji rinore i gjen sot tek secili prej tyre.

Dikur nxënës të një klase, sot profesionistë të suksesshëm në fusha të ndryshme si mjekësia, drejtësia,arsimi, administrata, inxhinieria, e shumë të tjera.

Janë përfaqësues të një brezi që e deshi dijen, që e nderoi punën dhe që i qëndroi besnik vlerave njerëzore, pavarësisht sfidave të kohës.Takimi i tyre ishte më shumë sesa një përvjetor.

Ishte një kthim në kohë, një përqafim me të kaluarën, një falënderim për shkollën që i rriti dhe për mësuesit që u bënë dritë në rrugëtimin e tyre.

Mes emocioneve të forta, ata kujtuan me shumë respekt dhe dhimbje mësuesin e tyre kujdestar,Lenin Bano që fatkeqësisht nuk është më mes tyre, si dhe disa prej bashkëmoshatarëve që jeta i ndau herët nga kjo botë.

Ata u përmendën me nderim, me lot e me mall, si pjesë e pazëvendësueshme e asaj mozaiku të bukur që quhet rinia e një klase.

Oborri i gjimnazit “Ibrahim Muça” nuk ishte thjesht një hapësirë fizike atë ditë ,ishte një tempull emocionesh. Bisedat, të qeshurat, kujtimet për librat, ekskursionet, ndëshkimet e ëmbla dhe ëndrrat naive, u rikthyen si një film i paharruar që secili e kishte ruajtur në zemër.

Në këtë 45-vjetor, maturantët e “Ibrahim Muçës” dëshmuan se koha kalon, por miqësia, kujtimet dhe dashuria për vendin ku u formuan, mbesin të pandryshuara.

Ata janë shembulli më i bukur se si shkolla nuk është thjesht një institucion, por një jetë e tërë që na ndjek kudo, përjetë.Gëzuar 45-vjetorin, maturantë të vitit 1980! Ju jeni krenaria e gjimnazit, e Librazhdit dhe e gjithë shoqërisë sonë. Rrofshi dhe qofshi gjithmonë bashkë, si atëherë kur gjithçka filloi.

albaniaexpress.al

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Iu vendosi ultimatum, Fatmir Mediu nxjerr “zbuluar” Sali Berishën: Më tha shko në protestën e UÇK

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka folur në...

Rekordi i çmendur i gjyqtarit Turpin: 101 penallti të akorduara në Ligue 1!

Clément Turpin, gjyqtari i ndeshjes midis PSG dhe Strasbourg,...

Kosova pranohet për herë të parë në institucionin e BE/ Komiteti Ekonomik dhe Social Evropian e njeh si anëtare

Komiteti Ekonomik dhe Social Evropian është bërë institucioni i...