Maratona Ndërkombëtare e Notit në Pogradec bashkon brezat, nga më e reja 7 vjeçe te më i moshuari 83 vjeç

Nga Fatmir Popja & Artin Halili 

Brigjet e liqenit të Pogradecit në fundjavë q u mbushën me energji, emocion dhe histori njerëzore të rralla, ndërsa qyteti mikpritës organizoi për të pestin vit radhazi Maratonën Ndërkombëtare të Notit “Agron Ruvina”.

Mbi 100 notarë, profesionistë dhe amatorë, nga Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut, morën pjesë në këtë aktivitet unik, i cili nuk është vetëm një garë sportive, por një homazh për figurën e paharruar të Agron Ruvinës, notarit rekordmen që la gjurmë të thella në sportin shqiptar.

Por ndër të gjithë pjesëmarrësit, dy figura tërhoqën vëmendjen e veçantë të publikut dhe organizatorëve. Sulejman Poda, 83 vjeç, dhe Aishe Tana, vetëm 7 vjeçe, dy skaje të së njëjtës pasion, që dëshmuan se dashuria për notin nuk njeh kufij moshe.

Sulejman Poda, i cili ka një jetë të tërë të lidhur me sportin, ishte pjesëmarrësi më i moshuar i maratonës, por edhe ndër më të motivuarit. Ai sfidoi kohën dhe moshën, duke u hedhur në ujërat e liqenit me të njëjtin entuziazëm si dekada më parë.

Pjesëmarrja e tij u prit me duartrokitje të zjarrta, duke i dhënë garës një dimension të rrallë,atë të qëndresës, përkushtimit dhe kujtesës historike.

Në anën tjetër të spektrit ishte Aishe Tana, një vogëlushe vetëm 7 vjeçe,që jo vetëm guxoi të hyjë në një garë të tillë, por u bë simbol i brezit të ri që rritet me dashurinë për sportin dhe natyrën. Me sy të ndritur dhe zemër të madhe, Aishe tregoi se rruga drejt ëndrrave fillon herët, ndoshta që në moshën kur noti bëhet lojë, por edhe frymëzim.

Kjo maratonë, me gara si ajo 2 km për profesionistët, ku triumfoi durrsaku Devi Shtaro, apo 300 metra stil i lirë për të rinjtë, ku shkëlqeu Lizi Gusho nga Pogradeci, nuk ishte thjesht një sfidë fizike. Ajo ishte një mozaik i gjallë njerëzor, me veteranë si Ana Angjellari,që fitoi garën e të moshuarve, dhe me pjesëmarrës të çdo moshe që bashkuan fuqitë në një aktivitet që i bën nder qytetit, liqenit dhe kujtimit të një legjende.

Organizuar me përkushtim dhe entuziazëm të përvitshëm, Maratona e Notit “Agron Ruvina” është shndërruar tashmë në një traditë që nuk njeh kufij gjeografikë apo moshë.

Ajo është një festë e shpirtit sportiv, një takim brezash dhe një kujtesë kolektive për ata që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e notit shqiptar.

Sepse, siç dëshmojnë Sulejmani dhe Aisheja, në ujë nuk matet mosha, por zemra.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Operacion blic në Elbasan: Arrestohen eksponentë të njohur të botës së krimit

Një operacion i befasishëm i policisë është zhvilluar gjatë...

Elbasani, qarku i parë në Shqipëri që ndalon përdorimin e monopatinave elektrike – masa të reja për sigurinë rrugore

Përdorimi i monopatinave elektrike tashmë është zyrtarisht i ndaluar...