“Maratona e Durrësit 2025”, një mijë pjesëmarrës nga 18 shtete

Maratona “Durrës 2025” u mbajt ditën e sotme në qytetin bregdetar. Në këtë maratonë morën pjesë mbi 1 mijë garues, nga të cilët 50 garues të rritur.

Gara u zhvillua në tre kategori, duke u përshtatur për çdo moshë dhe nivel në distancat 1 km, 5 km dhe 10 km.

Organizatori i aktivitetit, Taulant Stërmasi, tha se qëllimi është që maratona të kthehet në një traditë vjetore, duke e zgjeruar më tej distancën e garës nga 5 dhe 10 km, deri në 21 km në vitet në vijim.

“Durrësi është një nga qytetet më të mëdha që ka Shqipëria dhe sigurisht që duhet të kemi prioritet, jo vetëm në nivel turizmi, por sporti të jetë pjesë. Pra, turizëm sportiv. Si herë e parë, 1 mijë veta, nuk mund të presim më shumë se kaq. Vitin tjetër shpresojmë të jenë më gati gjitha strukturat tona, e të bëjmë një maratonë edhe më të madhe”, u shpreh Stërmasi për mediat.

Qëllimi i Maratonës është të nxisë një mënyrë jetese të shëndetshme si dhe të promovojë qytetin si destinacion turistik dhe kulturor.

Sportistë profesionistë, amatorë dhe nxënës shkollash u bënë bashkë në këtë maratonë sportive.

Maratona e Durrësit është një nga eventet sportive më masive të zhvilluara në qytetin bregdetar.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Berisha: Rama mashtroi pensionistët për bonuset, rritja stratosferike e çmimeve po e godet rëndë këtë shtresë

Kryetari i Sali Berisha, gjatë një konference me gazetarët,...

Edi Rama: Negociatat me BE-në po ecin përpara me shpejtësi unike, kemi në krah KE-në

TIRANË, 7 prill/Albania Express News/ Kryeministri Edi Rama deklaroi...

Dinamo City -Vllaznia dhe Egnatia-AF Elbasani, ja kur do të luhen gjysmëfinalet e Champions League

Kupa e Shqipërisë hyn në fazën më të rëndësishme...