Maratona e 5-të e Notit “Agron Ruvina”, një Festë sportive dhe emocionale në Pogradec, shkëlqen Elbasani

Nga Fatmir Popja & Artin Halili

Pogradeci u bë sërish qendra e emocionit dhe sportit, me përmbylljen e suksesshme të edicionit të 5-të të Maratonës së Notit “Agron Ruvina”, një aktivitet i kthyer tashmë në traditë, që nderon figurën e notarit të shquar pogradecar dhe rekordmenit të njohur, Agron Ruvina.

Ky event mblodhi në brigjet e liqenit më shumë se 100 notarë, profesionistë dhe amatorë, nga qytete të ndryshme të Shqipërisë si Tirana, Elbasani, Durrësi, Saranda dhe vetë Pogradeci, por edhe pjesëmarrës nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut, duke e kthyer këtë maratonë në një garë ndërkombëtare dhe gjithëpërfshirëse.

Atmosfera ishte mbresëlënëse. Të rinj, veteranë dhe fëmijë ndanë të njëjtën hapësirë, të bashkuar nga pasioni për notin dhe respekti për figurën e Agron Ruvinës.

U ndanë emocione, u “thyen” valë dhe u krijuan kujtime që do të mbeten gjatë në mendjet e të gjithë pjesëmarrësve.

Fituesit sipas kategorive:

Fëmijë deri në 14 vjeç

Femra:
🥇 Evie Asllanaj
🥈 Ajlin Tarelli
🥉 Ambla Bardhoshi

Meshkuj:
🥇 Devi Shtaro
🥈 Jakob Xhindoli
🥉 Drini Karanxha

Të rinj dhe të rritur (profesionistë)

Femra:
🥇 Lizi Gusho
🥈 Evie Asllanaj
🥉 Ajlina Bardhoshi

Meshkuj:
🥇 Devi Shtaro
🥈 Arvi Luga
🥉 Sokrat Agolli

Veteranë

Femra:
🥇 Ana Angjellari
🥈 Adelaida Delilaj
🥉 Teuta Toska

Meshkuj:
🥇 Andi Kongolii
🥈 Kiço Tola
🥉 Edi Spirollari

Vlerësime të veçanta:

🏅 Notari më i vjetër në moshë:
Sulejman Poda, 83 vjeç, simbol i përkushtimit dhe pasionit të pashuar për notin.

🏅 Notarët më të rinj në moshë:

Bojkon Lula dhe Aishe Taka, vetëm 7 vjeç, shembuj frymëzimi për gjeneratat e ardhshme të sportistëve.

Bashkia e Pogradecit shprehu mirënjohjen për të gjithë pjesëmarrësit, organizatorët dhe spektatorët që me praninë dhe entuziazmin e tyre e bënë këtë maratonë një ngjarje të paharrueshme:

“Faleminderit të gjithëve për emocionet, garat dhe atmosferën e jashtëzakonshme që dhuruat në këtë edicion u shprehën drejtuesit e pushtetit vendor të Pogradecit. Maratona “Agron Ruvina” do të vazhdojë të jetë një festë e përvitshme për sportin, komunitetin dhe historinë tonë. Mezi presim të takohemi sërish vitin tjetër me më shumë energji, më shumë pasion dhe më shumë histori për të shkruar”.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Kapotë për të gjithë pallatet, një vizion i ri për qytetin e Elbasanit

Procesi i rikonstruksionit të fasadave në Bashkinë Elbasan po...

Tragjedi në Itali: Tre karabinierë humbin jetën nga një shpërthim pranë Veronës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm...

Nga zëri i qytetarëve te politikat vendore: Elbasani shembull për qeverisje gjithëpërfshirëse

Në ambientet e Bashkisë Elbasan u zhvillua një takim...

Elbasani në qendër të fushatës “Mbrojtja Civile në Turne 2025”!

Në Ditën Ndërkombëtare për Reduktimin e Riskut nga Fatkeqësitë,...