Një automjet ka dalë nga rruga në aksin nacional Librazhd – Prrenjas, në vendin e njohur si “Kthesat e Dragostunjës”, duke shkaktuar momente paniku për drejtuesin dhe personat që udhëtonin me të.
Sipas të dhënave paraprake, mjeti dyshohet se ka qenë duke qarkulluar me shpejtësi, çka mund të ketë ndikuar në humbjen e kontrollit dhe daljen nga rruga.
Fatmirësisht, drejtuesi i automjetit dhe pasagjerët nuk kanë pësuar dëmtime, ndërsa automjeti ka marrë dëmtime materiale.

