Raftet e supermarketeve dhe dyqanet e luleve janë plot me to. Dhe kështu janë edhe shtëpitë. “Euphorbia pulcherrima” tradicionale, e njohur si “Lulja i Krishtlindjeve” ka qenë gjithmonë bima më e blerë dhe më e dhuruar gjatë festave të Krishtlindjeve, sipas “Corriere Della Sera”.
Gjethet e saj të kuqe që rrethojnë lulet e vogla të verdha, e bëjnë atë dekorimin ideal për ambientet e brendshme të shtëpive.
Por jo për të gjithë ata që jetojnë atje, si qentë dhe macet.
Kjo bimë është toksike për kafshët. Ajo që e bën të rrezikshme është lëngu i saj i qumështit, i cili përmban euforbone, alkaloide dhe triterpene.
Të gjitha këto komponentë shkaktojnë një reaksion tek qentë dhe macet kur gjethet gëlltiten ose edhe përtypen.
Megjithatë, këto helmime rrallë janë serioze.
Efektet, ndonëse jo kërcënuese për jetën, mund të jenë vërtet shqetësuese për miqtë tanë me katër putra.
Simptomat variojnë nga djegia e gjuhës dhe buzëve me pështymë të bollshme, deri te dermatiti vezikular, ënjtja e fytyrës, konjuktiviti dhe lotimi, duke çuar në rastet më akute në të vjella, diarre dhe dridhje.



