Loris Qose, nxënësi i talentuar që po bën krenar Cërrikun dhe Shqipërinë në arenën ndërkombëtare

Cërrik : Loris Qose, nxënës i klasës së IX-të në shkollën 9-vjeçare “7 Marsi” në Cërrik, po shkëlqen si një yll i ri i matematikës dhe shkencave natyrore në nivel ndërkombëtar. Pas një fillimi të mbarë të këtoj viti të mbushur me suksese, Loris sapo ka hedhur një tjetër hap të madh në rrugëtimin e tij akademik.

Më 16 mars 2026, ai mori pjesë në testin seleksionues të Olimpiadës Ballkanike të Matematikës për të Rinj (TST JBMO), të zhvilluar në “Virtus Training Center” nga Shoqata Shqiptare e Matematikës. Pas rezultateteve të jashtëzakonshme të arritura në këtë fazë juria e ka zgjedhur Lorisin për të përfaqësuar Shqipërinë në JBMO 2026, e cila do të zhvillohet në datat 15–20 qershor 2026. Ky është një sukses historik, pasi Loris bëhet nxënësi i parë nga shkolla “7 Marsi” dhe nga ZVAP Cërrik që arrin të përfaqësojë vendin tonë në një olimpiadë ndërkombëtare të këtij niveli.

Suksesi i Lorisit nuk është i izoluar. Në fillim të vitit, ai mori pjesë në Olimpiadën Botërore “Neo Science” në Orlando, SHBA, ku u shpall fitues i vendit të parë në Matematikë (Me Medalje Ari) dhe fitues i vendit të tretë në Kimi (Me Medalje Bronzi). Këto arritje e vendosin Lorisin në një kategori të veçantë të nxënësve shqiptarë me talent të jashtëzakonshëm dhe pasion për dijen.

Një moment i veçantë në rrugëtimin e tij ishte edhe takimi me zj. Fioralba Cakoni, një nga matematikantet më të shquara shqiptare në arenën ndërkombëtare, gjatë një aktiviteti në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan. Ky takim simbolik mes dijes, ekselencës dhe frymëzimit për të ardhmen u bë një shembull i qartë se si talenti i ri shqiptar mund të lidhet me emrat më të mëdhenj në botë.

Arritja e Loris Qoses është burim krenarie jo vetëm për familjen dhe shkollën “7 Marsi”, por edhe për ZVAP Cërrik, qytetin e Cërrikut dhe gjithë Shqipërinë. Ajo shërben si një shembull frymëzues për brezat e rinj, duke treguar se rruga drejt suksesit botëror nis nga pasioni për dijen dhe besimi tek vetja.

Me këto rezultate, Loris Qose po tregon se Shqipëria ka në gjirin e saj talentet që mund të sfidojnë botën dhe të shkëlqejnë në çdo arenë ndërkombëtare.Aktualisht këtij nxënësi fenomenal i janë bërë oferta për të ndjekur studimet dhjetra universitete vendase e të huaja mes të cilëve i pari që e ftoi dhe i bëri ofertë ishte Universiteti “Aleksandër Xhuvani ” .Nxënësi Loris Qose, fitues i medaljes së artë në Olimpiadën Botërore “Neo Science” në SHBA, u prit edhe nga rektorja e këtij universiteti ,Prof. Dr. Elvira Fetahu, e cila e konsideroi një shembull frymëzues për rininë shqiptare dhe e ftoi të vazhdojë studimet aty.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Medalje, rekorde dhe krenari: Elbasani shpallet nënkampion i vendit në peshëngritje

Klubi Shumësportësh Elbasani ka konfirmuar edhe një herë traditën...

Shqipëria 17 vjet në NATO, Begaj: Faktor stabiliteti dhe sigurie në Aleancë

TIRANË, 1 prill /Albania Express News/ Presidenti i Republikës,...