# albaniaexpress.al ## Posts - [Arabia Saudite siguron Iranin se nuk do të lëshojë hapësirën ajrore për një sulm ndaj Teheranit](https://albaniaexpress.al/arabia-saudite-siguron-iranin-se-nuk-do-te-leshoje-hapesiren-ajrore-per-nje-sulm-ndaj-teheranit/): Princi i Kurorës Saudite Mohammed bin Salman e siguroi Presidentin iranian Masud Peskov në një telefonatë të martën se nuk do të lejonte asnjë sulm ndaj Iranit nga territori ose hapësira e tij ajrore. Mohammed bin Salman gjithashtu mbështeti “përpjekjet për të zgjidhur mosmarrëveshjet përmes dialogut” për të rritur “sigurinë dhe stabilitetin” në rajon. Më parë, Emiratet e Bashkuara Arabe lëshuan një deklaratë duke thënë se nuk do të lejonin që hapësira e tyre ajrore të përdoret për të nisur një sulm ndaj Republikës Islamike. Pasiguria në lidhje me mundësinë e një operacioni ushtarak amerikan kundër Iranit mbetet: Presidenti i […] - [Kuvendi miraton me 85 vota ndryshimet në Kodin Penal dhe ligjet e Reformës në Drejtësi](https://albaniaexpress.al/kuvendi-miraton-me-85-vota-ndryshimet-ne-kodin-penal-dhe-ligjet-e-reformes-ne-drejtesi/): Kuvendi ka miratuar në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, rreth orës 04:00, me 85 vota pro, projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin ‘Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë’”, i ndryshuar. Në një seancë maratonë prej rreth 18 orë, Kuvendi shqyrtoi dhe miratoi 13 projektligje dhe Aktin Normativ “Për buxhetin e vitit 2025” i cili u miratua me 85 vota pro dhe 10 kundër. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Italisë, për bashkëpunimin strategjik në kujdesin shëndetësor, energjinë, mjedisin, industrinë e sigurisë dhe mbrojtjes, […] - [Reshje shiu në formë shtrëngatash, dëborë në lartësitë mbi 900 metra](https://albaniaexpress.al/reshje-shiu-ne-forme-shtrengatash-debore-ne-lartesite-mbi-900-metra/): Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të territorit. Në zonën e veriperëndimit dhe jugperëndimit në periudha afatshkurtra reshjet në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe intensitet deri dhe të lartë. Në zonën e Alpeve, verilindje mbi 700-800 metra dhe juglindje në lartësitë mbi 800-900 metra reshje dëbore me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar. Era […] - [Tragjedia me tren në Spanjë/ Qeveria premton 20 milionë euro kompensim për familjet e viktimave, opozita kërkon dorëheqjen e ministrit të Transportit](https://albaniaexpress.al/tragjedia-me-tren-ne-spanje-qeveria-premton-20-milione-euro-kompensim-per-familjet-e-viktimave-opozita-kerkon-doreheqjen-e-ministrit-te-transportit/): Spanja do të paguajë 20 milionë euro kompensim për viktimat e aksidentit me tren ku humbën jetën 45 persona dhe u plagosën mbi 150 të tjerë. Lajmi u bë i ditur të hënën nga ministri i Transportit, Oscar Puente. Sipas planit të qeverisë, familjet e viktimave do të përfitojnë nga 216 mijë euro secila, të cilat do të shpërndahen brenda një afati maksimal prej tre muajsh. Përveç kësaj, do të ketë 72 mijë euro lehtësim tatimor, një pagesë paraprake sigurimi prej 72 mijë eurosh, si dhe 72 mijë euro të tjera nga sigurimi i detyrueshëm i udhëtimit të pasagjerëve. Ndërkohë, […] - [Lojërat Olimpike 2026 – Polemika në Itali mbi praninë e një divizioni amerikan të ICE-së](https://albaniaexpress.al/lojerat-olimpike-2026-polemika-ne-itali-mbi-pranine-e-nje-divizioni-amerikan-te-ice-se/): Një divizion i Imigracionit dhe Doganave të SHBA-së (ICE) do të jetë i pranishëm në Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Cortina (6-22 shkurt) për të kontribuar në sigurinë e ngjarjes, por duke shkaktuar reagime të forta në Itali. “Në Lojërat Olimpike, Shërbimi i Sigurisë Kombëtare (HSI) i ICE-së do të mbështesë Shërbimin e Sigurisë Diplomatike të Departamentit të Shtetit të SHBA-së, si dhe vendin pritës, në vlerësimin dhe zbutjen e rreziqeve që lidhen me organizatat kriminale transnacionale”, njoftoi ICE në një deklaratë. “Natyrisht, ICE nuk kryen operacione imigracioni jashtë vendit”, deklaroi agjencia, duke theksuar se “të gjitha operacionet e sigurisë mbeten nën […] - [Brazil, presidenti Lula bën shaka me Ancelottin: Eja të punosh me Corinthians](https://albaniaexpress.al/brazil-presidenti-lula-ben-shaka-me-ancelottin-eja-te-punosh-me-corinthians/): Një moment i këndshëm u regjistruar në Palazzo di Planalto, gjatë një takimi institucional për Botërorin e Futbollit të vajzave të vitit 2027 që do të mbahet në Brazil. Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale dhe që u ripublikua nga Metropoles, presidenti i Brazilit, Luiz Inacio Lula Da Silva bëri një shaka me Carlo Ancelottin, trajnerin e kombëtares Braziliane të futbollit duke e ftuar që të punojë me Corinthians në një të ardhme ‘Kur të mbyllësh kontratën me kombëtaren braziliane, të lutem shko dhe puno me Corinthinans-tha Lula, një tifoz i zjarrtë i kësaj skuadre nga Sao Paulo […] - [Danimarka dhe Suedia me zemërim kundër Trump: Bojkotojmë Botërorin në SHBA…](https://albaniaexpress.al/danimarka-dhe-suedia-me-zemerim-kunder-trump-bojkotojme-boterorin-ne-shba/): Botërori i Futbollit nuk ka qenë ndonjëherë kaq shumë në rrezik dhe në këtë rast problemi është i gjithi politik; gjithnjë e më shumë vende evropiane po mendojnë të bojkotojnë kompeticionin e Amerikës Veriore pas zhvillimeve më të fundit në raportet me SHBA Danezët e zemëruar-Në krye të kësaj proteste është padyshim Danimarka; pretendimet e vazhdueshme të Donald Trump mbi Groenlandën(një territor që i përket mbretërisë daneze) kanë shkaktuar zemërim në opinionin publik, aq sa në një sondazh të fundit të realizuar nga BT është regjistruar rezultati se 90% e publikut danez janë në favir të bojkotit të botërorit. Një […] - [“Po më kërcënojnë me vdekje”/ Tragjedia me 40 viktima natën e ndërrimit të viteve, kryebashkiaku i Crans-Montanas: Kam nisur terapinë](https://albaniaexpress.al/po-me-kercenojne-me-vdekje-tragjedia-me-40-viktima-naten-e-nderrimit-te-viteve-kryebashkiaku-i-crans-montanas-kam-nisur-terapine/): Kryebashkiaku i Crans-Montana, Nicolas Féraud, ka shprehur gatishmërinë për të marrë përsipër përgjegjësitë lidhur me ngjarjet që lidhen me zjarrin tragjik në barin “Le Constellation” gjatë natës së Vitit të Ri, në stacionin turistik të Zvicrës, ku humbën jetën 40 persona dhe u plagosën 116 të tjerë. Pas heshtjes që mbajti pas konferencës për shtyp të datës 6 janar, ku nuk kërkoi ndjesë për viktimat e tragjedisë, Féraud ka shprehur keqardhjen për mosshprehjen e një kërkese faljeje. Ai tha për agjencinë e lajmeve Keystone-SDA se qëllimi i asaj konference ishte të informonte publikun, por tani e kupton se ka bërë […] - [Arbitra shqiptarë në raundin e fundit të Europa League](https://albaniaexpress.al/arbitra-shqiptare-ne-raundin-e-fundit-te-europa-league/): UEFA ia ka besuar pesë arbitrave shqiptarë një nga ndeshjet e raundit të fundit të Europa League. Bëhet fjalë për përballjen mes Sturm Graz dhe Brann, e cila do të gjykohet nga arbitri shqiptar Juxhin Xhaja. Xhaja është caktuar si arbitër kryesor i këtij takimi, ndërsa do të asistojë nga Arbër Zalla dhe Rejdi Avdo. Gjyqtar i katërt do të jetë Olsion Yzeiraj, duke kompletuar kështu një trupë plotësisht shqiptare në fushë. Sa i përket teknologjisë VAR, arbitër kryesor në sallë do të jetë zvicerani Lukas Fähndrich, i ndihmuar nga arbitri shqiptar Kreshnik Bajramaj. Ky emërim përfaqëson një tjetër vlerësim […] - [Të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge dhe grup të strukturuar kriminal, SPAK dërgon për gjykim 10 persona](https://albaniaexpress.al/te-akuzuar-per-trafik-nderkombetar-droge-dhe-grup-te-strukturuar-kriminal-spak-dergon-per-gjykim-10-persona/): Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë procedimin penal 141/1 të vitit 2023 ndaj një grupi të strukturuar kriminal, i përfshirë në trafik ndërkombëtar kokaine dhe aktivitete të tjera kriminale. Ky grup akuzohet për krijimin dhe pjesëmarrjen në një rrjet kriminal me shtrirje ndërkombëtare, i cili bashkëpunoi me organizata kriminale në Amerikën Latine për importimin e lëndës narkotike kokainë drejt Shqipërisë dhe vendeve të Bashkimit Europian. Të pandehurit janë: Aldi Zonja, Artjon Çaushllari (alias Gjika), Ismajl Abdurrahmani, Jose Ramon Zacarias Vasquez, Geis Sejfullai, […] - [Ambasadori i Mbretërisë së Arabisë Saudite në Republikën e Shqipërisë, z. Faisal Ghazi Al-Hafthi, nderohet me titullin “Mirënjohje e Qarkut Elbasan”](https://albaniaexpress.al/ambasadori-i-mbreterise-se-arabise-saudite-ne-republiken-e-shqiperise-z-faisal-ghazi-al-hafthi-nderohet-me-titullin-mirenjohje-e-qarkut-elbasan/):   NGA FATMIR POPJA Këshilli i Qarkut Elbasan organizoi këtë të martë një ceremoni solemne për të nderuar Ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Republikën e Shqipërisë, z. Faisal Ghazi Al-Hafthi, duke i akorduar Certifikatën “Mirënjohje e Qarkut Elbasan”, në bazë të vendimit nr. 22, datë 14 janar 2026. Ceremonia u zhvillua në prani të Kryetares së Këshillit të Qarkut Elbasan, Dr. Ermira Urupi, përfaqësuesve të pushtetit vendor, institucioneve akademike dhe fetare, anëtarëve të këshillave bashkiakë, si dhe të Ambasadorit të Shtetit të Katarit, z. Jaber bin Ali Al-Dosari, përfaqësues diplomatikë dhe personalitete të jetës kulturore e shoqërore. Në […] - [Ambasada e ShBA-ve citon Rubio-n: Shqipëria, ndër të paktat vende ku hebrenjtë gjetën strehim](https://albaniaexpress.al/ambasada-e-shba-ve-citon-rubio-n-shqiperia-nder-te-paktat-vende-ku-hebrenjte-gjeten-strehim/):   Në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës vuri në dukje se ShBA-të mbeten të përkushtuara për t’u përballur me antisemitizimin dhe shtrembërimin e Holokaustit. Në këtë ditë të përkujtimit të viktimave të Holokaustit, ambasada e ShBA-ve nderon gjashtë milionë viktimat hebreje të Holokaustit dhe rithekson përgjegjësinë e përbashkët për të kujtuar të kaluarën dhe për të punuar drejt një të ardhmeje pa dhunë dhe urrejtje. Në njoftim, ambasada nënvizon një thënie të Sekretari Rubio, i cili është shprehur se “antisemitizmi nuk ka vend në këtë botë”. “Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara […] - [Protesta e 24 janarit, vendoset masa ‘detyrim paraqitje’ për të arrestuarit. Tensione jashtë gjykatës](https://albaniaexpress.al/protesta-e-24-janarit-vendoset-masa-detyrim-paraqitje-per-te-arrestuarit-tensione-jashte-gjykates/): Sot u mbjat seanca për të arrestuarit nga protesta e 24 janarit e thirrur nga opozita. Ndaj tyre është caktuar masa ‘detyrim paraqitje’. Shtetasit e arrestua janë: Ardian Lici, Anduel Lleshi, Alan Lika, Anastas Mema, Tomas Koja, Ergi Shkurta, Sali Saraci, Ervis Mirashi, Adrian Toli, Rei Hasko, Bledi Spaho, Eldison Huli, Alket Toska, Leonid Xhebexhiu, Besnik Bali, Elton Hoti, Roni Bizhoti dhe Hamza Cani. Jashtë ambienteve të gjykatës u mblodhën edhe deputet të opozitës, ku nuk munguan as tensionet. - [Strategjia për zhvillimin e futbollit 2026-2030, Gonxhja: Ligji për sponsorizimet, hap kyç](https://albaniaexpress.al/strategjia-per-zhvillimin-e-futbollit-2026-2030-gonxhja-ligji-per-sponsorizimet-hap-kyc/): Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) prezantoi këtë të hënë strategjinë e re katërvjeçare “Vision to Victory 2026-2030”, e cila synon të sjellë zhvillime cilësore në të gjitha nivelet e futbollit shqiptar. Strategjia është ndërtuar në bashkëpunim me ekspertët e UEFA-s dhe mbështetet në një punë kërkimore të gjatë. Në prezantim morën pjesë presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, përfaqësues të klubeve dhe shoqatave rajonale të futbollit, ish-futbollistë, sponsorë dhe media. Presidenti Duka bëri një bilanc të strategjisë së kaluar “Futbolli për Kombin”, duke nënvizuar se 95% e objektivave janë realizuar ose janë në […] - [Durrës, shemben ndërtimet pa leje përgjatë segmentit Ura e Dajlanit – Plazh](https://albaniaexpress.al/durres-shemben-ndertimet-pa-leje-pergjate-segmentit-ura-e-dajlanit-plazh/): Në Durrës po vijon puna për lirimin e hapësirave të bankinave të kanaleve kulluese të zëna nga ndërtimet pa leje përgjatë segmentit Ura e Dajlanit – Plazh. Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga kjo ndërhyrje, ku po punohet për prishjen e lavazheve dhe të objekteve të tjera që pengojnë zgjerimin e kanalit të ujërave të larta. Në kuadër të masave për normalizimin e situatës së shkaktuar nga përmbytjet, në zonën e Urës së Dajlanit po kryhen ndërhyrje për zgjerimin e kanalit të ujërave të larta, i cili shërben për grumbullimin dhe shkarkimin e ujërave që vijnë nga zona e […] - [Iu konfiskua apartamenti, Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për ish-kreun e Kushtetueses, Bashkim Dedja](https://albaniaexpress.al/iu-konfiskua-apartamenti-apeli-i-gjkko-le-ne-fuqi-vendimin-per-ish-kreun-e-kushtetueses-bashkim-dedja/): Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për konfiskimin e apartamentit të ish kreut të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja. “Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për konfiskimin e një apartamenti në pronësi të shtetasit L.D., duke rrëzuar ankimin e paraqitur nga B.D. dhe L.D. Vendimi u shpall këtë të martë, më 27 janar 2026, dhe parashikon kalimin e pasurisë në favor të shtetit, si dhe ekzekutimin e menjëhershëm të tij”, thuhet në njoftimin e gjykatës. Më herët SPAK kërkoi […] - [Rritet bilanci i viktimave nga i ftohti në SHBA, shkon në 34 numri i të vdekurve, priten temperatura edhe më ekstreme](https://albaniaexpress.al/rritet-bilanci-i-viktimave-nga-i-ftohti-ne-shba-shkon-ne-34-numri-i-te-vdekurve-priten-temperatura-edhe-me-ekstreme/): Viktimat janë raportuar në disa shtete, nga Teksasi deri në Massachusetts, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se i ftohti ekstrem do të vijojë gjatë gjithë javës, me temperatura rekord nën zero. Një nga rastet më tronditëse u shënua në New Jersey, ku një burrë 67-vjeçar u gjet i pajetë jashtë banesës, me lopatën e borës ende në dorë. Autoritetet dyshojnë se ai ka ndërruar jetë gjatë pastrimit të borës. Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, erërat e ftohta kanë arritur deri në -50 gradë Fahrenheit, duke e bërë të rrezikshëm qëndrimin jashtë edhe për pak minuta. Meteorologët paralajmërojnë gjithashtu për një tjetër stuhi […] - [Dy sulmues, një mision: Derbi i golave te Elbasani](https://albaniaexpress.al/dy-sulmues-nje-mision-derbi-i-golave-te-elbasani/): Verdheblutë kanë gjetur vazhdimësi në shënimin e golave falë kontributit të dy lojtarëve kryesorë në sulm, të cilët po mbajnë peshën kryesore të realizimeve këtë sezon. Dopieta e realizuar në sfidën e fundit ndaj Dinamos ka bërë që Ibrahima Diallo të ngjitet në kuotën e shtatë golave në kampionat, duke barazuar Tsague në krye të listës së golashënuesve të Elbasanit. Një statistikë që tregon qartë rëndësinë e tyre në lojën ofensive të skuadrës dhe ndikimin direkt në rezultatet e deritanishme. Ky barazim në shifra ka krijuar një rivalitet sportiv mes dy lojtarëve, të cilët po konkurrojnë për statusin e realizatorit […] - [Diallo flet pas dopietës: titulli, Partizani dhe ambiciet për Europën](https://albaniaexpress.al/diallo-flet-pas-dopietes-titulli-partizani-dhe-ambiciet-per-europen/): Ibrahima Diallo po konfirmohet si një nga lojtarët më vendimtarë të Elbasanit këtë sezon. Sulmuesi verdheblu ishte protagonisti absolut në fitoren ndaj Dinamos, ku me dy gola të shënuar udhëhoqi skuadrën drejt tri pikëve jetike, në një moment kur fitorja ishte detyrim pas tre barazimeve radhazi. Me këto realizime, Diallo shkon në kuotën e 7 golave në kampionat, duke treguar vazhdimësi, qetësi para portës dhe një rritje të dukshme në lojën e tij. Pas ndeshjes, sulmuesi flet për suksesin ndaj Dinamos, gjendjen fizike, garën për titull, sfidën e radhës me Partizanin, si edhe ambiciet e tij për të ardhmen. Si […] - [Hidhet shorti për padinë e Veliajt ndaj prokurorit Dado, ja kush do e shqyrtojë çështjen](https://albaniaexpress.al/hidhet-shorti-per-padine-e-veliajt-ndaj-prokurorit-dado-ja-kush-do-e-shqyrtoje-ceshtjen/): Hidhet shorti në gjykatën administrative të Tiranës për padinë e kryebashkiakut Erion Veliaj. Si bëjnë me dije burimet e gazetares Anila Hoxha, çështjen do ta shqyrtojnë gjyqtari administrativ i shkallës së parë Hazbi Balliu. Veliaj ka kërkuar pavlefshmërinë e emërimit në detyrë të prokurorit të posaçëm Olsi Dado. Kërkesa është: Në mbështetje t e neneve të Kodit t ë Procedurave Administrative, neneve 42 dhe 116 të Kushtetutës së Republikës së Shqiperise, s i dhe jurisprudences së konsoliduar te Gjykatës së Lartë dhe t ë Gjykatës Kushtetuese t ë cituar m ë sipër, paditesit i paraqesin Gjykatës Administrative t ë Shkallës […] - [Ministri i Jashtëm gjerman: Pa Amerikën mbrojtja e Europës mbetet e kufizuar](https://albaniaexpress.al/ministri-i-jashtem-gjerman-pa-ameriken-mbrojtja-e-europes-mbetet-e-kufizuar/): BE dhe NATO-ja po përpiqen të zhvillojnë strategjitë e tyre, por pa mburojën e SHBA, ministri i Jashtëm gjerman beson se hapësira e manovrimit të Evropës do të mbetet e kufizuar. Ministrja e Jashtme suedeze Maria Malmer Stenergard dhehomologu i saj gjerman Johann Wadephul mbajtën një konferencë shtypi pas bisedimeve bilaterale. Gjermania dhe Suedia janë “në mënyrë të veçantë të të njëjtit mendim” në çështjet themelore, tha Wadephul pas bisedimeve. Të dyja vendet kanë vlerësim shumë të ngjashëm të situatës së politikës së sigurisë. Lëvdata të qarta erdhën edhe nga Suedia: bashkëpunimi me Gjermaninë është më i rëndësishëm se kurrë, […] - [“Nuk garantohet liria e shprehjes”/ Organizatat e mediave u bën thirrje deputetëve: Mos e votoni projektligjin për shpifjen](https://albaniaexpress.al/nuk-garantohet-liria-e-shprehjes-organizatat-e-mediave-u-ben-thirrje-deputeteve-mos-e-votoni-projektligjin-per-shpifjen/): Organizatat e mediave kanë reaguar sot lidhur me nevojën për dekriminalizimin e plotë të shpifjes dhe fyerjes në Kodin e ri Penal të Republikës së Shqipërisë. Në një deklaratë para Kuvendit pak para nisjes së seancës plenare, ata u kanë bërë thirrje deputetëve, të mos i votojnë ndryshimet pasi nuk përmbushin standardet e Bashkimit Europian. “Çdo përpjekje për të rregulluar profesionin sjell pasiguri juridike dhe frenon lirinë e shprehjes. Kjo nismë frenon edhe aktivistët e shoqërisë civile për t’u shprehur. Këto nuk janë shqetësime vetëm tonat, por edhe të shumë strukturave të tjera. Duam të theksojmë se reforma për dekriminalizimin […] - [Dita Ndërkombëtare e Edukimit Mjedisor; Bashkia e Elbasanit angazhohet për një mjedis më të pastër dhe të gjelbër](https://albaniaexpress.al/dita-nderkombetare-e-edukimit-mjedisor-bashkia-e-elbasanit-angazhohet-per-nje-mjedis-me-te-paster-dhe-te-gjelber/): Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Edukimit Mjedisor, Bashkia e Elbasanit vijon të fuqizojë të rinjtë dhe komunitetin shkollor përmes aktiviteteve që nxisin mbrojtjen e mjedisit, riciklimin dhe gjelbrimin e qytetit. Sot, në shkollën 9-vjeçare “Fadil Gurmani” u zhvillua një aktivitet ndërgjegjësues me pjesëmarrjen aktive të nxënësve të klubit “Zëri i Natyrës”, në bashkëpunim me Qeverinë e Nxënësve, ku nxënësit mbledhën mbeturina, i ndanë sipas llojit, vendosën mesazhe ndërgjegjësuese për shokët e tyre dhe sollën edhe koshë riciklimi për shkollën, duke kontribuar në përmirësimin e mjedisit shkollor. Në aktivitet mori pjesë edhe Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, duke theksuar […] - [Izraeli kërkon marrëveshje të re 10-vjeçare sigurie me SHBA-në](https://albaniaexpress.al/izraeli-kerkon-marreveshje-te-re-10-vjecare-sigurie-me-shba-ne/): Qeveria e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu po përgatitet për bisedime me Presidentin e SHBA-së Donald Trump. Ajo kërkon të përfundojë një marrëveshje të re dhjetëvjeçare dypalëshe sigurie, duke kërkuar të zgjerojë mbështetjen e SHBA-së, ndërsa Izraeli pret që të ndalojë importimin e pajisjeve ushtarake me vlerë miliarda dollarë nga SHBA-ja, raportoi sot Financial Times. Qëllimi i Netanyahut është të zgjerojë mbështetjen e SHBA-së, pasi Izraeli pret që donacionet e pajisjeve ushtarake me vlerë miliarda dollarë nuk do të vazhdojnë. - [Kryeministri Rama publikon fotoalbumin nga vizita në Izrael: Shqipëria në piedestalin e respektit më të lartë](https://albaniaexpress.al/kryeministri-rama-publikon-fotoalbumin-nga-vizita-ne-izrael-shqiperia-ne-piedestalin-e-respektit-me-te-larte/): Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook një fotoalbum nga vizita e tij zyrtare në Izrael, duke e cilësuar atë si një moment me rëndësi të veçantë për marrëdhëniet mes dy vendeve. “Me FotoALBUMIN e një dite kyçe të vizitës në Izrael, ku Shqipëria u vendos në piedestalin e respektit më të lartë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në postimin e tij të shoqëruam me disa foto nga takimet e tij. - [Parashikimi i motit për sot, 27 janar 2026](https://albaniaexpress.al/parashikimi-i-motit-per-sot-27-janar-2026/): Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me alternime vranësirash dhe kthjellimesh në pjesën më të madhe të territorit. Era do të fryjë me drejtim kryesor juglindje–veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Në zona malore, lugina dhe në bregdet, kryesisht në jug, hera-herës era pritet të arrijë shpejtësi deri në 12 m/s. Dallgëzimi në dete do të jetë i forcës 1-3 ballë. Temperaturat minimale dhe maksimale të parashikuara për qytetet kryesore janë si më poshtë: Shkodër: 6/13°C Kukës: 4/11°C Lezhë: 5/12°C Dibër: 2/9°C Durrës: 7/16°C Tiranë: […] - [Erind Gjeta zgjidhet Kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë Elbasan, ka studiuar në Fakultetin Juridik në Universitetin e Bolonjës dhe synon ...](https://albaniaexpress.al/erind-gjeta-zgjidhet-kryetar-i-dhomes-vendore-te-avokatise-elbasan-ka-studiuar-ne-fakultetin-juridik-ne-universitetin-e-bolonjes-dhe-synon/): Pasditen e të hënës u zhvillua procesi zgjedhor për organet drejtuese të Dhomës Vendore të Avokatisë Elbasan, në zbatim të vendimit të Këshillit të Përgjithshëm të Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë, i cili kishte miratuar më herët kalendarin dhe rregullat e zgjedhjeve për dhomat vendore në të gjithë vendin. Procesi zgjedhor përfshinte votimin për kryetarin e Dhomës Vendore, sekretarin, një anëtar të Komitetit Drejtues, si dhe për përfaqësuesit e Elbasanit në Këshillin e Përgjithshëm të Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë. Në garë për postin e kryetarit morën pjesë katër kandidatë ,Demir Çiftja, Ledian Muzhaqi, Erind Gjeta dhe Aldi Kaci. Nga […] - [Netanyahu: Shqipëria ishte “ishull paqeje” gjatë Holokaustit, të gatshëm t’ju mbështesim me çdo gjë](https://albaniaexpress.al/netanyahu-shqiperia-ishte-ishull-paqeje-gjate-holokaustit-te-gatshem-tju-mbeshtesim-me-cdo-gje/): Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu vlerësoi rolin historik dhe unik të Shqipërisë gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke theksuar se shpëtimi i hebrenjve nga shqiptarët përbën një shembull të rrallë humanizmi dhe guximi që nuk do të harrohet kurrë. Në fjalën e mbajtur sot në një seancë plenare të veçantë të parlamentit të Izraelit, ku ishte i ftuar kryeministri Edi Rama, Netanyahu, tha se “ai kapitull i historisë sonë nuk do të harrohet kurrë ndër breza. Por ajo që nuk do të harrohet po kështu është edhe shembulli i atyre njerëzve që shpëtuan hebrenjtë dhe i ndihmuan të iknin nga […] - [Lazio gjen zgjidhje për Hysaj, ideohet shkëmbimi me klubin e Serie A](https://albaniaexpress.al/lazio-gjen-zgjidhje-per-hysaj-ideohet-shkembimi-me-klubin-e-serie-a/): Elseid Hysaj po kalon një periudhë të vështirë, teksa në këtë sezon me Lazion është aktivizuar në vetëm 4 ndeshje. Te klubi kryeqytetas po mendojnë që të gjejnë një zgjidhje për të sistemuar Hysaj, për pjesën e mbetur të edicionit. Sipas asaj që shkruajnë mediat, Lazio pëlqen qendërmbrojtësin e Fiorentinës, Luka Ranieri. Klubi violë, për të lënë të lirë Ranierin, kërkon para plus një lojtar. Këtu hyn në lojë mbrojtësi i kombëtares, Hysaj, i cili mund të kalojë në Firenze. Gjithsesi, sesi do të shkojnë gjërat, na duhet të presim e të shohim. - [Strategjia “Vision to Victory 2026-2030”, presidenti i FSHF, Duka: Ta kthejmë së bashku vizionin në fitore](https://albaniaexpress.al/strategjia-vision-to-victory-2026-2030-presidenti-i-fshf-duka-ta-kthejme-se-bashku-vizionin-ne-fitore/): Ashtu sic ishte paralajmëruar, pasditen e kësaj të hëne Federata Shqiptare e Futbollit prezantoi strategjinë ‘Vision to Victory 2026-2030’. Bëhet fjalë për një strategji me prokjekte që pritet të sjellin ndryshime cilësore në futbollin shqiptar në 4 vitet e ardhshme e që është bërë ë bashkëpunim me ekspertët më të mirë të UEFA-s pas një pune kërkimore të gjatë. Të pranishëm në këtë event shumë të rëndësishëm për zhvillimin ishin Presidenti i FSHF, Armand Duka, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, Presidentë dhe përfaqësues të klubeve shqiptare, drejtues të Shoqatave Rajonale të Futbollitt, anëtarë të komunitetit të futbollit, […] - [Shoferi i autoambulancës së Spitalit të Gramshit ,Gelsi Boja përballon dramën dhe shoqëron motrën e plagosur në aksidentin tragjik në aksin Kabash–Porocan drejt Spitalit të Traumës](https://albaniaexpress.al/shoferi-i-autoambulances-se-spitalit-te-gramshit-gelsi-boja-perballon-dramen-dhe-shoqeron-motren-e-plagosur-ne-aksidentin-tragjik-ne-aksin-kabash-porocan-drejt-spitalit-te-traumes/):   NGA FATMIR POPJA Mes zhurrmës së sirenave, dhe forcës për të përballuar dhimbjet më të tmerrshme që asnjë profesion nuk ti mëson ti përballosh, Gelsi Boja, shofer i autoambulancës së Spitalit të Gramshit, u gjend këtë të hënë përballë provës më të rëndë të jetës së tij ,të ruante qetësinë dhë të kryente denjësisht detyrën për të shpëtuar njerëz, mes tyre edhe motrën e tij. Aksidenti tragjik në aksin Kabash–Porocan, ku një kamionçinë ra nga rreth 70 metra në humnerë, shndërroi një ditë pune në një betejë mes detyrës dhe shpirtit të lënduar . Në mjetin e përfshirë në […] - [Pamje të frikshme nga Selaniku, shpërthen tubacioni i ujit në qytet, disa të plagosur](https://albaniaexpress.al/pamje-te-frikshme-nga-selaniku-shperthen-tubacioni-i-ujit-ne-qytet-disa-te-plagosur/): Një moment i frikshëm është filmuar në Selanik, kur një tubacion uji në qytet ka shpërthyer me një presion të madh. Referuar mediave greke, tubacioni ka shpërthyer me forcë të jashtëzakonshme, ndërsa për shkak të presionit, tubi i ujit lëvizte në mënyrë të pakontrolluar duke goditur me forcë një punëtor në një kantier ndërtimi në kryqëzimin e rrugëve Agios Dimitrios dhe Platonos. Fuqia e ujit arriti në një lartësi prej dy metrash, ndërsa punëtori u rrëzua menjëherë në tokë dhe u përpoq të largohej nga vendi me një litar, në përpjekje për të shpëtuar veten. Në vendngjarje mbizotëroi paniku, ndërsa […] - [Një tjetër premierë në horizont: Teatri Skampa nis punën për ‘Nuk dëgjoj, nuk shoh, nuk flas”](https://albaniaexpress.al/nje-tjeter-premiere-ne-horizont-teatri-skampa-nis-punen-per-nuk-degjoj-nuk-shoh-nuk-flas/): Sot ka nisur zyrtarisht puna për komedinë e re që pritet t’i bashkohet repertorit të Teatrit Skampa, “NUK DËGJOJ, NUK SHOH, NUK FLAS”, një vepër komike që trajton me humor të mprehtë situata absurde dhe marrëdhënie njerëzore të ndërlikuara, ku tre burra përballen me dashuri të pamundura, duke krijuar një sërë momentesh ironike dhe reflektuese. Shfaqja vihet në skenë nën regjinë e Donard Hasanit, ndërsa në role interpretojnë Laerti Vasili, Helidon Fino, Hervin Culi dhe Atalanta Kërçyku. Koncepti skenografik është realizuar nga Fatbardh Marku, duke i dhënë shfaqjes një dimension vizual që pritet të shoqërojë ritmin dhe gjuhën komike të […] - [Kombëtarja nis numërimi mbrapsht/ Kuqezinjtë me probleme para “play off” të marsit, titullarët ngrohin stolin](https://albaniaexpress.al/kombetarja-nis-numerimi-mbrapsht-kuqezinjte-me-probleme-para-play-off-te-marsit-titullaret-ngrohin-stolin/): Numërimi mbrapsht ka filluar. Kanë mbetur saktësisht 60 ditë nga data 26 Mars 2026, dita kur Shqipëria do të zbresë në stadiumin “PGE Narodowy” të Varshavës për të luajtur gjysmëfinalen e Play-off të Botërorit. Ndryshe nga euforia e kualifikueseve të shkuara, sot kampi kuqezi duhet të jetë nën alarmin e kuq. Një vëzhgim i ftohtë mbi minutat dhe formën e legjionarëve tanë nëpër klubet e tyre zbulon një realitet të hidhur: Sylvinho rrezikon të ketë në duar një skuadër pa ritëm. Në sulm “armët” janë bllokuar. Shqetësimi më i madh vjen nga reparti i avancuar. Armando Broja, njeriu tek i […] - [Shtetësia e mohuar – ,një padrejtësi e zgjatur ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës](https://albaniaexpress.al/shtetesia-e-mohuar-nje-padrejtesi-e-zgjatur-ndaj-shqiptareve-te-lugines-se-presheves/):   Nga Linda Shaqiri Çështja e shtetësisë së shqiptarëve të Luginës së Preshevës që jetojnë prej vitesh në Kosovë përfaqëson një nga boshllëqet më të ndjeshme sociale, ligjore dhe njerëzore në shtetin e ri të Kosovës. Bëhet fjalë për mijëra individë që kontribuojnë në ekonomi, arsim dhe jetë shoqërore, por që vazhdojnë të mbeten ligjërisht të padukshëm, pa status të qartë dhe pa siguri juridike.   Kjo situatë nuk është thjesht problem administrativ  ,është çështje dinjiteti njerëzor dhe përgjegjësie shtetërore. Një realitet i padrejtë dhe i trashëguar Shqiptarët e Luginës janë detyruar të largohen nga vendlindja e tyre për shkak […] - [Ish deputeti socialist Petro Koçi: “Po shkatërrohen vlerat morale të një organizate të veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare](https://albaniaexpress.al/ish-deputeti-socialist-petro-koci-po-shkaterrohen-vlerat-morale-te-nje-organizate-te-veteraneve-te-luftes-antifashiste-nacional-clirimtare/): Një reagim i fortë dhe thellësisht i indinjuar ka ardhur nga ish-deputeti socialist Petro Koçi, i cili përmes një postimi në rrjetin social Facebook ngre alarmin për gjendjen e rëndë morale dhe organizative në Organizatën e Veteranëve të LANÇ-it, një strukturë që mban titullin e lartë “Nderi i Kombit”. “Si mund të ndodhin fenomene të tilla indinjuese dhe poshtëruese në një organizatë që përfaqëson vlera kombëtare?”, pyet Koçi, duke e cilësuar situatën si një “spektakël të shëmtuar turpi”, ku janë shkelur parimet themelore morale dhe statutore. Sipas tij, gjithçka nisi pas ndarjes nga jeta të ish-kryetarit Porodini, moment që shënoi […] - [GJENEVË – IOM: Qindra emigrantë u zhdukën në Mesdhe gjatë janarit](https://albaniaexpress.al/gjeneve-iom-qindra-emigrante-u-zhduken-ne-mesdhe-gjate-janarit/): Qindra emigrantë besohet se kanë humbur jetën ose janë zhdukur në Mesdhe gjatë janarit, njoftoi sot  Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM ) e Kombeve të Bashkuara. ”IOM-i është thellësisht i shqetësuar nga raportet për disa anije mbytura. Kushtet e këqija të motit kanë penguar fort operacionet e kërkim-shpëtimit”, thuhet në një komunikatë të organizatës, e cila po verifikon informacionet. “Vetëm gjatë javëve të para të 2026-ës, kemi frikë se qindra persona mund të jenë zhdukur”, shtoi organizata. Gjatë 10 ditëve të fundit janë raportuar tre anije të mbytura, dy më 23 janar dhe një më 25 janar, të cilat besohet […] - [Bojkot i Botërorit 2026? Liga dhe klubet gjermane hedhin poshtë hipotezën](https://albaniaexpress.al/bojkot-i-boterorit-2026-liga-dhe-klubet-gjermane-hedhin-poshte-hipotezen/): Drejtuesit e futbollit gjerman hedhin poshtë hipotezën e një bojkoti të mundshëm të Botërorit të 2026. Presidenti i Ligës Gjermane(DFL), Hans-Joachim ëatzke e përkufizoi diskutimin si të pavend në këtë fazë. Nuk mendoj se është momenti për të folur. Nëse një ditë do të jetë, atëherë do të diskutojmë-tha Watzke-por tani gjithçka është e parakohshme’ Watzke më pas shtoi se nuk ka perceptuar një debat të vërtetë për këtë temë duke folur më shumë për qëndrime individuale. Një vlerësim ky që gjeti konfirmim edhe nga Shefi Ekzekutiv i Bayernit të Mynihut Jan-Christian Dreesen, sipas të cilit bëhet fjalë vetëm për […] - [Maja e Hekurave në Tropojë, e bukur dhe sfiduese](https://albaniaexpress.al/maja-e-hekurave-ne-tropoje-e-bukur-dhe-sfiduese/): E vendosur në zemër të Alpeve Shqiptare, Maja e Hekurave në Tropojë është një nga destinacionet më mbresëlënëse për dashamirësit e turizmit malor dhe ata të aventurës, por edhe nga më sfidueset. E mbuluar nga dëbora këtë janar, Maja e Hekurave ka një pamje spektakolare, duke ofruar një përvojë unike për alpinistët, por edhe për adhuruesit e maleve që shohin pamjet e përcjella prej tyre. Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga Maja e Hekurave ku kanë kapur majën një grup alpinistësh e ku njeriu nuk mund të mos mendojë se si ia kanë dalë deri atje lart. […] - [“9Travel”: Shqipëria, destinacioni i ri evropian nën radarin e turistëve australianë](https://albaniaexpress.al/9travel-shqiperia-destinacioni-i-ri-evropian-nen-radarin-e-turisteve-australiane/): Ndërsa turistët synojnë të zgjerojnë horizontet e tyre të udhëtimit në vitin 2026, ekspertët e udhëtimit kanë zbuluar disa destinacione që kanë tërhequr vëmendjen dhe interesin e një numri në rritje vizitorësh, shkruan Kristine Tarber në të përditshmen australiane “9Travel”. Përveç vendeve të preferuara turistike si Italia dhe Japonia – të cilat vazhdojnë të dominojnë – ekzistojnë disa destinacione të reja që janë shndërruar në pikat më “të nxehta” këtë vit. “Shqipëria është absolutisht e mrekullueshme. Dhe Mali i Zi ndodhet pranë Shqipërisë”, tha Quentin Long, ekspert i “Australian Traveller”. “U bë një periudhë e gjatë që flitet për Shqipërinë”, […] - [Cristiano Ronaldo e kishte parashikuar para 4 vitesh: Asgjë nuk është e pamundur për Carrick](https://albaniaexpress.al/cristiano-ronaldo-e-kishte-parashikuar-para-4-vitesh-asgje-nuk-eshte-e-pamundur-per-carrick/): Ardhja e Michael Carrick në pankinën e Manchester United edhe pse në mënyrë të përkohshme, i ka dhënë jetë skuadrës së Djajve të Kuq. Me të në pankinë, Manchester United fitoi derbin me Manchester City në debutimin e tij dhe më pas mposhti edhe Arsenalin, kryesuesin e kampionatit. Dy fitore këto që rikthyen një parashikim të Cristiano Ronaldo për trajnerin e komanduar të Manchester United dhe që e bëri në dhjetor të 2021. ‘Carrick ka qenë një futbollist i shkëlqyer dhe mund të shndërrohet në një trajner të madh. Asgjë nuk është e pamundur për të. Përsonalisht jam krenar që […] - [Kërcënimet e Trump për tarifa ndaj importeve kanadeze, reagon sërish kryeministri Carney: Janë pjesë e strategjisë negociuese të presidentit amerikan](https://albaniaexpress.al/kercenimet-e-trump-per-tarifa-ndaj-importeve-kanadeze-reagon-serish-kryeministri-carney-jane-pjese-e-strategjise-negociuese-te-presidentit-amerikan/): Kryeministri kanadez Mark Carney minimizoi kërcënimet e fundit të presidentit amerikan Donald Trump për vendosjen e tarifave 100% ndaj importeve kanadeze, duke i cilësuar ato si pjesë të një strategjie negociuese në kuadër të marrëdhënieve tregtare. “Së shpejti do të fillojmë negociatat, ose një rishikim të marrëveshjes sonë tregtare me Shtetet e Bashkuara dhe Meksikën (USMCA). Presidenti është një negociator me përvojë dhe mendoj se disa nga këto komente dhe qëndrime duhet të shihen në një kontekst më të gjerë”, deklaroi Carney. Donald Trump paralajmëroi të shtunën se SHBA do të vendosë “tarifa 100%” mbi importet nga Kanadaja, nëse Otava […] - [Rama pritet me ceremoni shtetërore nga kryetari i Parlamentit të Izraelit](https://albaniaexpress.al/rama-pritet-me-ceremoni-shteterore-nga-kryetari-i-parlamentit-te-izraelit/): Kryeministri Edi Rama u mikprit sot, gjatë vizitës së tij në Izrael, nga kryetari i Knessetit (Parlamentit të Izraelit) Amir Ohana në Knesset Plaza me një ceremoni të posaçme, ku u luajtën himnet kombëtare të vendeve dhe delegacionet u përshëndetën nga rojet e nderit. Më pas, kryeministri Edi Rama, i cili shoqërohej nga bashkëshortja e tij Linda Rama, bëri homazhe në Monumentin e ushtarëve të rënë dhe në Monumentin e viktimave të terrorit, dy monumente me vlera dhe domethënie të veçantë për popullin e Izraelit,  si dhe la shënimin e tij në Librin e përshtypjeve në Hollin Shagal. “Nuk mund […] - [KPA rikthen në detyrë prokurorin e Vlorës, Xhemal Saliaj](https://albaniaexpress.al/kpa-rikthen-ne-detyre-prokurorin-e-vlores-xhemal-saliaj/): Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) riktheu në detyrë prokurorin e Vlorës, Xhemal Saliaj, i cili ishte shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) më 7 tetor 2024. Vendimi u shpall sot nga trupi gjykues i KPA i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Sokol Çomo relator, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtare. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, me shumicë votash, vendosi ndryshimin e vendimit të KPK-së dhe konfirmimin në detyrë të prokurorit Xhemal Saliaj. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. Saliaj u shkarkua pasi, sipas KPK-së, u konkludua se nuk arriti […] - [Aksident ajror në SHBA, avioni privat rrëzohet gjatë ngritjes dhe shpërthen në flakë, 7 viktima dhe 1 i plagosur](https://albaniaexpress.al/aksident-ajror-ne-shba-avioni-privat-rrezohet-gjate-ngritjes-dhe-shperthen-ne-flake-7-viktima-dhe-1-i-plagosur/): Shtatë persona humbën jetën dhe një u plagos në një aksident me avion privat në një aeroport në shtetin amerikan të Maine, sipas CNN. Avioni me dy motorë Bombardier Challenger 650 u rrëzua gjatë ngritjes në Aeroportin Ndërkombëtar të Bangor. Avioni privat më pas shpërtheu dhe u përfshi nga flakët. Autoritetet po kryejnë një hetim për të përcaktuar shkaqet e aksidentit, i cili ndodhi ndërsa një stuhi e fortë dëbore ka goditur shtetet verilindore të SHBA-së. - [“Ne, nga më të penalizuarit nga arbitrat”, Egnatia reagon kundër presidentit të Elbasanit: Ne nuk shpifim, nuk akuzojmë, nuk manipulojmë dhe nuk sulmojmë askënd](https://albaniaexpress.al/ne-nga-me-te-penalizuarit-nga-arbitrat-egnatia-reagon-kunder-presidentit-te-elbasanit-ne-nuk-shpifim-nuk-akuzojme-nuk-manipulojme-dhe-nuk-sulmojme-askend/): Klubi i Egnatias nuk ka vonuar që t’u përgjigjet akuzave të rënda të lëshuara nga presidenti i Elbasanit, Kujtim Llupa, në një emision sportiv në natën e të dielës. Ky i fundit kishte theksuar se presidenti i rrogozhinasve, Agim Demrozi, ishte i vetmi që debatonte me gjyqtarët në pushimin e ndeshjeve, gjë që nuk ishte e lejuar. Deklarata që kanë sjellë edhe reagimin e rrogozhinasve, të cilët me një komunikate të shpërndarë për mediat, i janë kundërpërgjigjur atij duke theksuar se në asnjë moment nuk ka pasur shkelje të këtij lloji. DEKLARATË ZYRTARE E KLUBIT TË FUTBOLLIT “EGNATIA” Dje, përfshirë […] - [Ministri i Financave Petrit Malaj: Brenda muajit shkurt nis rivlerësimi i shtëpive dhe bizneseve](https://albaniaexpress.al/ministri-i-financave-petrit-malaj-brenda-muajit-shkurt-nis-rivleresimi-i-shtepive-dhe-bizneseve/): Ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi sot se ligji “Për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme” ka hyrë në fuqi më 22 janar. Gjatë një konference për shtyp, Malaj sqaroi se udhëzimet përkatëse do të miratohen brenda gjysmës së parë të muajit shkurt, për të mundësuar nisjen e procesit të rivlerësimit në mënyrë të qartë. “Ligji u miratua me Paketën Fiskale. Udhëzimet përkatëse pritet të miratohen shumë shpejt, brenda gjysmës së parë të muajit shkurt, në mënyrë që të vijohet me procesin e rivlerësimit”, tha ai. Deri më 31 dhjetor 2026 të gjithë individët që kanë në pronësi pasuri të paluajtshme […] - [Ministri Andis Salla takim me blegtorët: Mbështetje, shoqëruar me standarde të panegociueshme të sigurisë ushqimore](https://albaniaexpress.al/23401-2/): Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, zhvilloi sot një takim me blegtorët prodhues të qumështit dhe mishit, për të dëgjuar sfidat e tyre dhe për t’i reflektuar në hartimin e Skemës Kombëtare të Mbështetjes për vitin 2026. Ministri Salla theksoi se sektori i blegtorisë do të ketë një fokus të veçantë, me subvencione dhe mbështetje financiare të orientuara sipas nevojave reale të prodhuesve dhe brenda mundësive buxhetore. Ai shtoi se mbështetja do të zbatohet me rregulla të qarta dhe të zbatueshme. “Mbështetja e blegtorëve do të shoqërohet me standarde të panegociueshme të sigurisë dhe cilësisë ushqimore. Formalizimi dhe […] - [Mirëmbajtja e hapësirave të gjelbra të Elbasanit, në çdo stinë](https://albaniaexpress.al/mirembajtja-e-hapesirave-te-gjelbra-te-elbasanit-ne-cdo-stine/): Paralelisht me fushatën e pyllëzimit, ekipet e Agjencisë së Shërbimeve Publike po zhvillojnë çdo ditë procesin e krasitjes vjetore të pemëve dekorative në rrugët dhe parqet e qytetit. Kjo ndërhyrje është e domosdoshme për garantimin e sigurisë së qytetarëve, pasi largohen degët e dëmtuara që mund të paraqesin rrezik për kalimtarët dhe mjetet, veçanërisht gjatë kushteve të pafavorshme atmosferike. Njëkohësisht, krasitja teknike ndihmon në përmirësimin e shëndetit të pemëve, duke nxitur rigjenerimin e tyre dhe duke eliminuar degët e sëmura. Krahas kësaj, ndërhyrjet kontribuojnë edhe në ruajtjen e estetikës urbane, duke i dhënë kurorave të pemëve formën e duhur për […] - [Vijojnë punimet për ndërtimin e Auto-Moto Parkut pranë lumit Shkumbin](https://albaniaexpress.al/vijojne-punimet-per-ndertimin-e-auto-moto-parkut-prane-lumit-shkumbin/): Punimet në zonën e rrugës “Gjergj Arianiti”, buzë lumit Shkumbin, po vijojnë me intensitet, duke shënuar një tjetër hap të rëndësishëm në realizimin e Auto-Moto Parkut të parë shqiptar, një prej investimeve më të mëdha dhe më komplekse të ndërmarra ndonjëherë në këtë sektor. Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, dhe deputeti Adi Qose kanë inspektuar nga afër ecurinë e punimeve në këtë zonë, e cila po shndërrohet gradualisht në një qendër të re zhvillimi urban dhe ekonomik për qytetin. Projekti i Auto-Moto Parkut synon të krijojë një hapësirë moderne ku natyra dhe inxhinieria bashkohen, duke ofruar kushte për organizimin […] - [“Na merrni floririn, por jo hebrenjtë”/ Rama në Parlamentin izraelit: Të tradhtosh mikun është krimi më i pafalshëm](https://albaniaexpress.al/na-merrni-floririn-por-jo-hebrenjte-rama-ne-parlamentin-izraelit-te-tradhtosh-mikun-eshte-krimi-me-i-pafalshem/): Gjatë vizitës së tij në Izrael, Kryeministri Edi Rama foli edhe në Parlamentin izraelit. Në fjalën e tij, Rama u ndal te ndihma që shqiptarët dhanë për popullin hebre gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke thënë: “Dua që këto shembuj historik t’i sjell për të siguruar ata që mbajnë një pikëpamje komplet ndryshe nga e imja për Gazën se shqiptarët sjellin një mësim shumë të mirë se çfarë është e aftë të sjellë ideologjia. Ka një histori që lidh dy popujt tanë. Trashëgimia jonë lidhet dhe daton shekuj më parë, qëkur refugjatët izraelitë kërkonin strehim në tokën tonë. Gjatë Holokaustit, […] - [Dy orët e tmerrit dhe heroizmi i zjarrfikësve të Gramshit që sakrifikuan jetën e tyre për të shpëtuar dy të plagosurit ,viktima ndodhej poshtë kamionçinës](https://albaniaexpress.al/dy-oret-e-tmerrit-dhe-heroizmi-i-zjarrfikesve-te-gramshit-qe-sakrifikuan-jeten-e-tyre-per-te-shpetuar-dy-te-plagosurit-viktima-ndodhej-poshte-kamioncines/): Një përpjekje e jashtëzakonshme dhe e rrezikshme e shërbimit zjarrfikës të Gramshit shpëtoi dy jetë këtë të hënë në aksidentin që ndodhi në aksin Kabash–Porocan, pranë fshatit Bardhaj. Për më shumë se dy orë, zjarrfikësit luftuan me terrenin e vështirë dhe thellësinë e humnerës prej 70 metrash për të nxjerrë të plagosurit nga mjeti i përmbysur. Sipas z. Ilir Llapushi , Drejtues i Shërbimit Zjarrfikës të bashkisë Gramsh ,çdo minutë ishte një betejë me rrezikun, dhe secili hap kërkonte sakrificë dhe guxim të jashtëzakonshëm.   Një kamionçinë, me në bord infermieren Dëshira Kapo Hoxha, mësuesen Albana Besim Boja dhe drejtuesin […] - [Aksidenti tragjik në aksin Kabash–Porocan,kamionçina ra në humnerë nga 70 metra lartësi, humbi jetën infermierja Dëshira Hoxha , mbetën të plagosur rëndë shoferi dhe një mësuese](https://albaniaexpress.al/aksidenti-tragjik-ne-aksin-kabash-porocankamioncina-ra-ne-humnere-nga-70-metra-lartesi-humbi-jeten-infermierja-deshira-hoxha-mbeten-te-plagosur-rende-shoferi-dhe-nje-mesuese/):   Një aksident rrugor me pasoja tragjike u regjistrua këtë të hënë në aksin Kabash–Porocan të Bashkisë Gramsh, pranë fshatit Bardhaj, ku një mjet tip kamionçinë ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë nga rreth 70 metra lartësi, duke sjellë bilanc me pasoja të rënda në njerëz. Sipas informacioneve zyrtare, në automjet udhëtonin tre persona, pjesë e personelit të shërbimit në zonat rurale: një mësuese, një infermiere dhe drejtuesi i mjetit. Si pasojë direkte e rënies së mjetit në humnerë nga 70 metra, infermierja Dëshira Kapo Hoxha, 43 vjeçe, ka humbur jetën. Mësuesja Albana Besim Boja, 40 vjeçe, […] - [“Nuk u mblodhëm kurrë në mitingje kundër Izraelit”, Rama takon Netanjahun: Do mbështesim planin për Gazën, faleminderit për mbështetjen gjatë sulmit kibernetik nga Irani](https://albaniaexpress.al/nuk-u-mblodhem-kurre-ne-mitingje-kunder-izraelit-rama-takon-netanjahun-do-mbeshtesim-planin-per-gazen-faleminderit-per-mbeshtetjen-gjate-sulmit-kibernetik-nga-irani/): Kryeministri Izraelit Benjamin Netanyahu priti homologun shqiptarë Edi Rama bashkë me delegacionin që e shoqëronte në këtë vizitë zyrtare 3 ditore. Pas takimit “kokë më kokë”, Benjamin Netanyahu dhe Edi Rama dhanë një deklaratë për mediat duke e vënë theksin në thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se Shqipëria do të mbështesë planin për Gazën. Kryeministri Edi Rama: Dua ta theksoj dhe një herë se Shqipëria dhe Izraeli ndajnë marrëdhënie të shkëlqyera që i kanë rrënjët në miqësinë e thellë midis popujve shqiptar dhe hebre, farkëtuar përmes shekujsh historie, kur më shumë se një […] - [Aksident tragjik në aksin Kabash–Porocan, humb jetën infermierja Dëshira Hoxha, në gjendje kritike mësuesja dhe drejtuesi i kamionçinës](https://albaniaexpress.al/aksident-tragjik-ne-aksin-kabash-porocan-humb-jeten-infermierja-deshira-hoxha-ne-gjendje-kritike-mesuesja-dhe-drejtuesi-i-kamioncines/):   Një aksident i rëndë rrugor u regjistrua këtë të hënë në aksin Kabash–Porocan të Bashkisë Gramsh, pranë fshatit Bardhaj, ku një mjet tip kamionçinë ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë. Në automjet udhëtonin tre persona, pjesë e personelit të shërbimit në fshatra,një mësuese, një infermiere dhe drejtuesi i mjetit. Zyrtarisht konfirmohet se infermierja Dëshira Hoxha ka humbur jetën si pasojë e aksidentit. Mësuesja Albana Boja ka pësuar plagë të rënda dhe është transportuar në gjendje kritike drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ndërsa drejtuesi i kamionçinës ndodhet në gjendje të rëndë dhe është dërguar për trajtim […] - [Zbulohen gjurmë të reja inxhinierike të rrugës antike Egnatia në Xhyrë dhe Dardhë të Librazhdit](https://albaniaexpress.al/zbulohen-gjurme-te-reja-inxhinierike-te-rruges-antike-egnatia-ne-xhyre-dhe-dardhe-te-librazhdit/):   Specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK) kanë kryer një verifikim të detajuar në terren në fshatin Xhyrë, Bashkia Librazhd, ku janë identifikuar struktura mbajtëse përgjatë gjurmës së rrugës antike Egnatia ,një nga arteriet më të rëndësishme të komunikimit në antikitet. Sipas ekspertëve, këto struktura kishin funksion stabilizimin e trasesë dhe menaxhimin e ujërave, duke garantuar qëndrueshmërinë e rrugës në një terren të vështirë malor. Ndërtimet dëshmojnë për zgjidhje të avancuara inxhinierike për kohën, si dhe për një nivel të lartë mjeshtërie ndërtimore, çka forcon edhe më tej vlerën historike dhe teknike të kësaj vepre antike. Gjatë ndjekjes […] - [Përmirësohet shëndeti i Michael Schumacher pas 12 vitesh në koma, kampioni i Formula 1 nuk është më i detyruar të qëndrojë në shtrat](https://albaniaexpress.al/permiresohet-shendeti-i-michael-schumacher-pas-12-vitesh-ne-koma-kampioni-i-formula-1-nuk-eshte-me-i-detyruar-te-qendroje-ne-shtrat/): Kampioni i Formula 1, Michael Schumacher, nuk është më i detyruar të qëndrojë në shtrat 12 vjet pas dëmtimit të rëndë në kokë që pësoi gjatë një aksidenti me ski në Alpet Franceze në vitin 2013. Burime pranë familjes i kanë thënë mediave se 57-vjeçari tashmë mund të ulet në karrocë dhe të lëvizë në pronat e tij në Majorka dhe afër Liqenit të Gjenevës. Schumacher vazhdon të marrë kujdes 24 orë në ditë nga gruaja e tij, Corinna, dhe një ekip i stafit mjekësor. Sipas burimeve, ai kupton disa nga gjërat që ndodhin përreth tij, por jo gjithçka. Që […] - [Kryebashkiaku i Rrogozhinës paraqitet në GJKKO, pritet shpallja e vendimit për dënimin e tij nga Apeli](https://albaniaexpress.al/kryebashkiaku-i-rrogozhines-paraqitet-ne-gjkko-pritet-shpallja-e-vendimit-per-denimin-e-tij-nga-apeli/): Sot pritet që togat e zeza të Apelit të vendosin nëse lënë në fuqi vendimin e dënimit me 1 vit burg dhe 5 vite ndalim të ushtrimit të funksioneve publike apo ta rikthejnë për gjykim në Shkallën e Parë. Kryebashkiaku socialist i Rrogozhinës Edison Memolla i dënuar në Shkallën e Parë paraqitet në Apelin e Posaçëm Antikorrupsion për tu njohur me vendimin që pritet të shpallej këtë të hënë. Sot pritet që togat e zeza të Apelit të vendosin nëse lënë në fuqi vendimin e dënimit me 1 vit burg dhe 5 vite ndalim të ushtrimit të funksioneve publike apo […] - [Gazetari Artan Hoxha paraqitet në SPAK, dorëzon audio-përgjimin origjinal për 21 Janarin](https://albaniaexpress.al/gazetari-artan-hoxha-paraqitet-ne-spak-dorezon-audio-pergjimin-origjinal-per-21-janarin/): Gazetari Artan Hoxha është paraqitur këtë të hënë në SPAK. Raportohet se ai është paraqitur pranë Prokurorisë, për të dorëzuar audio-përgjimin origjinal të 21 Janarit, protestën ku u vranë katër persona. - [Revoltë në lagjen “Emin Matraxhiu” në Elbasan: banorët kundër zgjerimit të varrezave, Bashkia këmbëngul se projekti është ligjor](https://albaniaexpress.al/revolte-ne-lagjen-emin-matraxhiu-ne-elbasan-banoret-kunder-zgjerimit-te-varrezave-bashkia-kembengul-se-projekti-eshte-ligjor/): Një shqetësim serioz qytetar ka shpërthyer në lagjen “Emin Matraxhiu” në Elbasan, ku dhjetëra familje kanë ngritur zërin kundër projektit të Bashkisë për zgjerimin e parcelës së varrezave publike, e cila, sipas tyre, po afrohet në mënyrë shqetësuese me banesat ku jetojnë prej vitesh. Banorët flasin për frikë, ankth dhe pasiguri psikologjike, duke theksuar se projekti rrezikon të cenojë rëndë cilësinë e jetesës së komunitetit. Sipas përfaqësuesve të lagjes, një grup banorësh i është drejtuar zyrtarisht Bashkisë së Elbasanit me një peticion, ku kërkojnë rishikimin e projektit dhe gjetjen e një zgjidhjeje alternative. Ata sqarojnë se nuk janë kundër zgjerimit […] - [Rama takim me Netanyahun në Jerusalem, kryeministri do të mbajë një fjalim në Parlamentin izraelit](https://albaniaexpress.al/rama-takim-me-netanyahun-ne-jerusalem-kryeministri-do-te-mbaje-nje-fjalim-ne-parlamentin-izraelit/): Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja Linda e nisën vizitën tre ditore në Izrael duke vizituar vendin ku në 7 Tetor 2023, gjatë festivalit Nova, Hamasi ku u vranë 370 persona e shumë të tjerë u morën peng. “Stacioni i parë i vizitës në Izrael, një vend që kumbon pa fjalë” shkruan kryeministri Edi Rama duke theksuar: “Mes humbjeve rrëqethëse, një pyll festash i kthyer pas një kasaphane të patregueshme në një tempull reflektimi për jetën, urrejtjen dhe çmimin e paqes“. Kryeministri Rama po zhvillon një takim ‘kokë më kokë’ me Kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili do […] - [“Nëna e të gjitha marrëveshjeve” po vjen, India ul tarifat për makinat e importuara nga BE në 40%](https://albaniaexpress.al/nena-e-te-gjitha-marreveshjeve-po-vjen-india-ul-tarifat-per-makinat-e-importuara-nga-be-ne-40/): India planifikon të ulë tarifat për makinat e importuara nga Bashkimi Evropian në 40% nga nivelet aktuale deri në 110%, thanë njerëz të njohur me bisedimet. Ky veprim është më i madhi deri më tani për të hapur tregun e madh të automobilave të Indisë, ndërsa Nju Delhi dhe Brukseli i afrohen njoftimit të një marrëveshjeje të gjerë të tregtisë së lirë që mund të finalizohet që të martën. Qeveria e kryeministrit Narendra Modi ka rënë dakord të ulë menjëherë tarifat e importit për një numër të kufizuar makinash nga BE-ja me 27 anëtarë, me një çmim importi prej më […] - [Masakër në një ndeshje futbolli në Meksikë, të paktën 11 të vdekur](https://albaniaexpress.al/masaker-ne-nje-ndeshje-futbolli-ne-meksike-te-pakten-11-te-vdekur/): Një ndeshje futbolli amatore në qytetin e Salamancës, në shtetin qendror meksikan të Guanajuato, u shndërrua në një masakër kur persona të armatosur hapën zjarr ndaj spektatorëve, duke vrarë të paktën 11 persona dhe duke plagosur 12 të tjerë. Zona është një nga më të prekurat nga krimi i organizuar në vend. Sulmi ndodhi të dielën pasdite, afërsisht në orën 5:20 pasdite sipas orës lokale, ndërsa një ndeshje futbolli amatore po luhej në stadiumin Campos de las Cabañas, në lagjen Loma de Flores. Sipas autoriteteve, persona të armatosur mbërritën në vendngjarje me dy automjete bujqësore. Katër prej tyre dolën dhe […] - [Zjarri në Trikala/ Tre gra humbin jetën, pesë punëtorë të tjerë dhe një zjarrfikës të plagosur](https://albaniaexpress.al/zjarri-ne-trikala-tre-gra-humbin-jeten-pese-punetore-te-tjere-dhe-nje-zjarrfikes-te-plagosur/): Tre gra humbën jetën në zjarrin e madh që shpërtheu herët të hënën në mëngjes në fabrikën e njohur të biskotave VIOLANTA në Trikala. Zjarri shpërtheu pak para orës 4:00 të mëngjesit dhe dogji një krah të fabrikës. Pak kohë më parë, ndodhi një shpërthim i fuqishëm. Sipas informacioneve, pesë punëtore femra ndodheshin në vendin e shpërthimit. Tre janë gjetur të vdekura, ndërsa dy të tjerat rezultojnë të zhdukura. Pesë punëtorë të tjerë dhe një zjarrfikës u dërguan në spital. Sipas informacioneve, të gjithë të plagosurit janë në gjendje të mirë shëndetësore. Një pjesë e biznesit është shembur për shkak […] - [Babai goditi me thikë vajzën në Durrës/ Ndërhyri të parandalonte ngjarjen, mbetet i plagosur edhe një kalimtar](https://albaniaexpress.al/babai-goditi-me-thike-vajzen-ne-durres-nderhyri-te-parandalonte-ngjarjen-mbetet-i-plagosur-edhe-nje-kalimtar/): Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të hënë në Durrës, ku babai, shtetasi Mikel Ndoi, plagosi me thikë të bijën, Xh.Ndoi. Një kalimtar i rastit që ka tentuar të parandalojë ngjarjen ka mbetur po ashtu i plagosur me thikë. Të plagosurit ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. Ndërkohë, shërbimet e Policisë po vijojnë punën për kapjen e 56-vjeçarit. - [Ministrja e Shëndetësisë inspekton punimet në Spitalin Psikiatrik “Sadik Dinçi” në Elbasan](https://albaniaexpress.al/ministrja-e-shendetesise-inspekton-punimet-ne-spitalin-psikiatrik-sadik-dinci-ne-elbasan/): Në kantierin e Spitalit Psikiatrik “Sadik Dinçi”, në Elbasan, po vijojnë punimet për ndërtimin e dy godinave të reja, të cilat do të rrisin ndjeshëm kapacitetet dhe do të ofrojnë shërbime të specializuara, trajtim të sigurt dhe ambiente moderne në kushte dinjitoze për çdo pacient. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Evis Sala, inspektoi nga afër ecurinë e punimeve, duke u njohur me fazat e projektit dhe standardet që po aplikohen në ndërtimin e godinave të reja. Gjatë vizitës, ministrja theksoi rëndësinë e këtij investimi për përmirësimin e shërbimeve të shëndetit mendor dhe garantimin e kujdesit cilësor për pacientët. Ky […] - [“Arma sekrete” që SHBA-ja përdori në Venezuelë, çfarë ndodhi saktësisht gjatë operacionit të arrestimit të Maduros](https://albaniaexpress.al/arma-sekrete-qe-shba-ja-perdori-ne-venezuele-cfare-ndodhi-saktesisht-gjate-operacionit-te-arrestimit-te-maduros/): Çfarë ndodhi realisht në Venezuelë dhe pse duket se Shtetet e Bashkuara kanë përdorur një “armë sekrete” gjatë operacionit të madh që çoi në arrestimin e Nicolas Maduros? Çështja filloi me një deklaratë enigmatike nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe është bërë një nga çështjet më të diskutueshme në axhendën aktuale gjeopolitike. Më 24 janar 2026, Trump foli për një gazetë të madhe amerikane dhe zbuloi se në ditët e para të vitit të ri, gjatë operacionit ushtarak në Karakas që çoi në arrestimin e Maduros dhe gruas së tij, forcat amerikane përdorën një teknologji të panjohur më parë […] - [Rrugë të bllokuara, shkolla të mbyllura dhe fluturime të anuluara/ SHBA përfshihet nga moti i keq, 7 të vdekur dhe rreth 800 mijë familje pa energji elektrike](https://albaniaexpress.al/rruge-te-bllokuara-shkolla-te-mbyllura-dhe-fluturime-te-anuluara-shba-perfshihet-nga-moti-i-keq-7-te-vdekur-dhe-rreth-800-mije-familje-pa-energji-elektrike/): Një stuhi e fuqishme dimërore ka përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke shkaktuar të paktën shtatë viktima dhe duke lënë mbi 800 mijë familje pa energji elektrike. Autoritetet paralajmërojnë se kushtet e motit janë kërcënuese për jetën dhe përfshijnë një territor të gjerë, nga Teksasi deri në Nju Ingland. Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, reshjet e dendura të borës, shiu ngrirës dhe temperaturat ekstremisht të ulëta pritet të zgjasin për disa ditë. Në Luiziana, dy persona kanë humbur jetën nga hipotermia, ndërsa vdekje të tjera të lidhura me stuhinë janë raportuar në Teksas, Tenesi dhe Kansas. Në Nju Jork, […] - [Fitore që vlen një sezon, Elbasani mposht Fieri Basket 88-77 dhe forcon pozitat në Superiore](https://albaniaexpress.al/fitore-qe-vlen-nje-sezon-elbasani-mposht-fieri-basket-88-77-dhe-forcon-pozitat-ne-superiore/): Ekipi i basketbollit të Elbasanit dhuroi një paraqitje për t’u duartrokitur, duke mposhtur rivalin direkt Fier Basket me rezultatin 88-77, në një ndeshje të fortë, plot rivalitet dhe emocione deri në fund. Një fitore që vlen më shumë se dy pikë, pasi në njëfarë mënyre vulos edhe qëndrimin e Elbasanit në Superiore. Takimi nuk nisi aspak lehtë për vendasit. Fierakët hynë më të përqendruar dhe përfituan nga momentet e para, duke ndërtuar një avantazh prej 12 pikësh. Elbasani dukej në vështirësi, por vetëm përkohësisht. Me kalimin e minutave, skuadra gjeti ritmin, shtrëngoi mbrojtjen dhe nisi gradualisht rikuperimin, duke e kthyer […] - [“Ai vë zjarre… dhe kënaqet duke parë zjarrfikësit duke punuar”, biografi Michael Wolff: Trump kërkon vetëm vëmendje, nuk do e marrë Groenlandën](https://albaniaexpress.al/ai-ve-zjarre-dhe-kenaqet-duke-pare-zjarrfikesit-duke-punuar-biografi-michael-wolff-trump-kerkon-vetem-vemendje-nuk-do-e-marre-groenlanden/): Shpjegimi pas ndryshimit të qëndrimit të Donald Trump ndaj kërcënimeve të tij publike për të blerë Groenlandën jepet nga biografi i tij, Michael Wolff, i cili hedh dritë mbi sfondin e deklaratave që shkaktuan një sensacion ndërkombëtar. Duke folur në podkastin Inside Trump’s Head, Wolff argumentoi se deklaratat e Trump për një pushtim ushtarak të Groenlandës ose vendosjen e tarifave ndaj tetë vendeve evropiane që kundërshtuan planet e tij nuk kishin përmbajtje thelbësore që nga fillimi. Sipas tij, qëllimi i vërtetë i këtyre kërcënimeve nuk ishte gjë tjetër veçse të krijonte zhurmë dhe të tërhiqte vemendjen. Siç tha ai, Trump […] - [50 emigrantë të zhdukur pas fundosjes së një varke në Mesdhe, një pasagjer shpëtohet nga një anije tregtare](https://albaniaexpress.al/50-emigrante-te-zhdukur-pas-fundosjes-se-nje-varke-ne-mesdhe-nje-pasagjer-shpetohet-nga-nje-anije-tregtare/): Një emigrant është shpëtuar, por 50 të tjerë rezultojnë të zhdukur dhe dyshohet se janë mbytur pasi varka e tyre u fundos në Detin Mesdhe. Burri kishte qenë në det për 24 orë dhe tha se besonte se të gjithë të tjerët në bord ishin të vdekur, sipas grupit Alarm Phone, i cili drejton një linjë ndihme për migrantët në vështirësi. Ai kishte lundruar nga Tunizia. Anija ishte nisur nga Tunizia, një pikë e zakonshme nisjeje për migrantët që rrezikojnë kalimin e rrezikshëm për të arritur në Evropë. Emigranti u shpëtua nga një anije tregtare pranë brigjeve të Tunizisë dhe […] - [Aksident i rëndë në aksin Librazhd–Elbasan, dy të plagosur në “Kthesën e Murrashit”](https://albaniaexpress.al/aksident-i-rende-ne-aksin-librazhd-elbasan-dy-te-plagosur-ne-kthesen-e-murrashit/):   Një aksident i rëndë rrugor u shënua mëngjesin e sotëm në aksin e rrugës kombëtare Librazhd–Elbasan. Ngjarja ndodhi rreth orës 07:30, në vendin e njohur si “Kthesa e Murrashit”, duke shkaktuar panik te drejtuesit e mjeteve që qarkullonin në atë segment. Sipas të dhënave paraprake, automjeti i përfshirë në aksident dyshohet se po lëvizte me shpejtësi. Gjatë tentativës për të shmangur gurë dhe dhera të rënë mbi rrugë, drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit. Automjeti është përplasur me mbrojtëset metalike dhe më pas është përmbysur, duke rënë sërish në trasenë e rrugës. Fatmirësisht, mjeti nuk ka përfunduar në rrjedhën […] - [Kushte atmosferike të paqëndrueshme gjatë gjithë ditës, parashikimi i motit për këtë të hënë](https://albaniaexpress.al/kushte-atmosferike-te-paqendrueshme-gjate-gjithe-dites-parashikimi-i-motit-per-kete-te-hene/): Për ditën e Hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet prej orëve të para të 24-orëshit deri në orët e mesditës me vranësira mesatare deri të dendura ndërsa pas orëve të mesditës mot me vranësira si dhe intervale të herëpashershme kthjellimesh kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore. Reshjet e shiut priten të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mesditës të herëpashershme me intensitet mesatar në pjesën më të madhe të vendit. Në periudha afatshkurtra këto reshje në formën e shtrëngatave. Pas orëve të mesditës reshje shiu të dobëta […] - [AF Elbasani i pandalshëm, verdheblutë mposhtin Dinamo City dhe forcojnë pozitat në garën për titull](https://albaniaexpress.al/af-elbasani-i-pandalshem-verdheblute-mposhtin-dinamo-city-dhe-forcojne-pozitat-ne-garen-per-titull/): AF Elbasani ka hedhur një hap të madh në garën për titullin kampion, duke triumfuar 2-0 ndaj Dinamo City në një përballje direkte, që i lejon verdheblutë të lënë pas rivalët kryesorë dhe të afrohen ndjeshëm me kryesimin e renditjes. Vendasit e nisën ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, duke kaluar në avantazh që në minutat e para pas një gabimi të portierit Teqja, të cilin Diallo e shfrytëzoi me qetësi për të zhbllokuar rezultatin. I njëjti protagonist dyfishoi shifrat më pas, pavarësisht se më herët kishte humbur një penallti. Në vazhdim, AF Elbasani u tregua më i […] - [Vizitë e rëndësishme në Spitalin Rajonal Elbasan / Ministrja e Shëndetësisë ndalet te sfidat dhe prioritetet, fokus i veçantë onkologjia](https://albaniaexpress.al/vizite-e-rendesishme-ne-spitalin-rajonal-elbasan-ministrja-e-shendetesise-ndalet-te-sfidat-dhe-prioritetet-fokus-i-vecante-onkologjia/): Spitali Rajonal Elbasan ka mirëpritur këtë fundjabë Ministren e Shëndetësisë, Prof. Evis Sala, në një vizitë zyrtare që u cilësua si mjaft domethënëse për të ardhmen e shërbimeve shëndetësore në rajon. Lajmi u bë i ditur nga Drejtoresha e Spitalit, Zheni Gjergji, përmes një postimi publik, ku thekson rëndësinë e këtij takimi dhe mesazhet që ai përcolli. Sipas Gjergjit, vizita e Ministres Sala krijoi një hapësirë të drejtpërdrejtë dialogu për të ndarë nga afër sfidat e përditshme me të cilat përballet institucioni shëndetësor, si dhe për të diskutuar mbi prioritetet kyçe që synojnë përmirësimin e mëtejshëm të shërbimeve për qytetarët. […] - [Renditja e Superiores/ AF Elbasani mposht 2-0 Dinamo City në Elbasan Arena,Garë e fortë për titullin, tre skuadra ndahen nga një pikë, ndizet dhe lufta për mbijetesë](https://albaniaexpress.al/renditja-e-superiores-af-elbasani-mposht-2-0-dinamo-city-ne-elbasan-arenagare-e-forte-per-titullin-tre-skuadra-ndahen-nga-nje-pike-ndizet-dhe-lufta-per-mbijetese/): Janë zhvilluar sot tre ndeshjet e fundit që kompletojnë javën e 21-të të Superiores, ku Tirana dhe Elbasani arritën fitore të rëndësishme përballë Flamurtarit dhe Dinamos, ndërsa sfida mes Vorës dhe Teutës u mbyll në barazim, me ekipet që ndanë nga një pikë. Suksesi i Elbasanit e mban ekipin verdheblu shumë pranë kreut të renditjes, duke ushtruar presion të vazhdueshëm ndaj Vllaznisë dhe Egnatias, të cilat kanë vetëm një pikë më shumë. Dinamo, që aktualisht mbyll zonën “Final Four”, mbetet në distancën e 6 pikëve nga Elbasani. Gara për mbijetesë vijon të jetë e hapur dhe mjaft e fortë, me […] - [Teatri “Skampa” i Elbasanit çel siparin e sezonit artistik me Gala e Operetës Rumune](https://albaniaexpress.al/teatri-skampa-i-elbasanit-cel-siparin-e-sezonit-artistik-me-gala-e-operetes-rumune/): Një mbrëmje e jashtëzakonshme muzike, elegance dhe kulturë evropiane solli Gala e Operetës Rumune në skenën e Teatrit “Skampa”, duke shënuar hapjen zyrtare të sezonit artistik në qytet. Në këtë event festiv u zhvillua një performancë unike nga artistë të Teatrit Kombëtar të Operetës dhe Muzikalit “Ion Dacian” i Bukureshtit, të shoqëruar me këngëtaren e dashur për publikun, Eli Fara, e cila solli interpretime të fuqishme me gjurmë arumune dhe shpirt shqiptari. Programi përfshiu arie, duete dhe vepra të njohura që sollën emocione të thella dhe duartrokitje të gjata nga publiku i pranishëm. Ky aktivitet jo vetëm që shënoi një […] - [Matura Shtetërore 2026, formularët A1 dhe A1Z të plotësohen brenda 11 shkurtit](https://albaniaexpress.al/matura-shteterore-2026-formularet-a1-dhe-a1z-te-plotesohen-brenda-11-shkurtit/): Ministria e Arsimit dhe Qendra e Shërbimeve Arsimore ka miratuar periudhën e aplikimeve me formularët A1 dhe A1Z për Maturën Shtetërore dhe Maturën Shtetërore Profesionale 2026. Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro tha sot se “nxënësit duhet të përcaktojnë edhe lëndët me zgjedhje duke nisur nga data 2 -11 shkurt “. “Ndërsa për maturantët e viteve të kaluara, të cilët duan të bëhen pjesë e Maturës Shtetërore 2026, shërbimi për formularët A1Z do të aktivizohet në datat 10–11 shkurt”, theksoi Kumbaro. Ministrja Kumbaro i bëri apel maturantëve të ndjekin me vëmendje afatet dhe udhëzimet përkatëse. Ministria e Arsimi sqaron hapat si […] - [Lajm i mirë për pacientët: Elbasani drejt forcimit të shërbimit onkologjik](https://albaniaexpress.al/lajm-i-mire-per-pacientet-elbasani-drejt-forcimit-te-sherbimit-onkologjik/): Ka nisur zyrtarisht puna për rritjen e kapaciteteve të shërbimit të kimioterapisë në 7 spitale rajonale të vendit, me synimin për t’u ofruar pacientëve shërbime onkologjike më pranë vendbanimit të tyre. Gjatë një vizite në Spitalin Rajonal të Elbasanit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, prof. Evis Sala, deklaroi se ky projekt përfshin edhe hartimin e protokolleve të reja të onkologjisë, të bazuara në modele bashkëkohore evropiane, në bashkëpunim me Institutin e Tumoreve në Milano. “Janë gati protokollet e reja të onkologjisë dhe po punojmë për rritjen e kapaciteteve të kimioterapisë në spitalet rajonale, në mënyrë që pacientët të mos […] - [Kampionati i Shahut në QKF Elbasan, një nismë që edukon dhe formon të rinjtë](https://albaniaexpress.al/kampionati-i-shahut-ne-qkf-elbasan-nje-nisme-qe-edukon-dhe-formon-te-rinjte/): Në ambientet e Qendrës Kulturore të Fëmijëve (QKF) në Elbasan u zhvillua Kampionati i Përvitshëm i Shahut për nxënësit e shkollave 9-vjeçare, një aktivitet që tashmë është kthyer në traditë dhe që synon të nxisë zhvillimin intelektual dhe kulturën sportive te fëmijët. Fitues të këtij edicioni u shpallën Erdet Alla nga shkolla “Sule Harri” dhe Arsa Çekani nga shkolla “Jorgji Dilo”, të cilët u dalluan për përqendrimin, strategjinë dhe aftësitë e tyre logjike. Organizatorët i uruan kampionët për suksesin dhe i inkurajuan të vijojnë rrugën e sportit të mendjes. Këtë vit, kursi i shahut është përfshirë si pjesë e rregullt […] - [Edi Rama vizitë në Izrael, nga takimi kokë më kokë me Netanyahun te fjalimi në Parlament, zbardhet agjenda](https://albaniaexpress.al/edi-rama-vizite-ne-izrael-nga-takimi-koke-me-koke-me-netanyahun-te-fjalimi-ne-parlament-zbardhet-agjenda/): Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë pune në Jeruzalem, Izrael, më 25–27 janar, me rastin e pjesëmarrjes së tij në Konferencën Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit. Në këtë vizitë, Kryeministri shoqërohet nga delegacioni shqiptar dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama. Ditën e hënë, më 26 janar, ora 11:00 – 12:30 Kryeministri Rama do të zhvillojë një takim kokë më kokë me Kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili do të pasohet nga takimi mes dy delegacioneve, në përfundim të të cilit do të ketë edhe deklaratë për shtyp. Paralelisht, Linda Rama, në shoqërinë e znj. Herzog, bashkëshortes së […] - [Ndërtimi i Durana Tech Park nis në Xhafzotaj, në një truall shtetëror prej 80 hektarësh](https://albaniaexpress.al/ndertimi-i-durana-tech-park-nis-ne-xhafzotaj-ne-nje-truall-shteteror-prej-80-hektaresh/): Drejtorja ekzekutive e Durana Tech Park, Florenca Haxhi, deklaroi sot se ky park synon të pozicionojë Shqipërinë si një qendër rajonale të inovacionit dhe teknologjisë. Durana Tech Park është krijuar mbi bazën e ligjit “Për parqet teknologjike dhe shkencore” të vitit 2022 dhe është ndërtuar duke u mbështetur në analizën e modeleve më të suksesshme ndërkombëtare. Në këtë kuadër, u vendos që parku të niste fillimisht si një platformë virtuale, për të evoluar më pas drejt një modeli hibrid, me prani fizike dhe virtuale. Aktualisht, parku operon në fazën e tij virtuale, ku kompani, startup-e, universitete dhe nomadë digjitalë mund […] - [Rama: Protesta e opozitës, degjenerim i pandalshëm dhe dëshpërim i pangushëllueshëm](https://albaniaexpress.al/rama-protesta-e-opozites-degjenerim-i-pandalshem-dhe-deshperim-i-pangushellueshem/): Kryeministri Edi Rama reagoi sot ndaj protestës së mbrëmshme të opozitës, duke e krahasuar atë me forma të dhunës së organizuar që, sipas tij, nuk kanë precedent në Europën demokratike nga koha e partive famëkeqe të shekullit të kaluar. Në reagimin e tij në rrjetin social X, Rama thekson se në vende të ndryshme europiane ka protesta nga grupe të llojeve të ndryshme, nga ekologjistë e studentë, deri te ekstremistë, por nënvizon se vetëm një parti parlamentare, sipas tij, e ka dhunën si pjesë të pandarë të aktivitetit politik që nga lindja e saj. “Ka në Europë protestues, anarkistë, ekologjistë, […] - [Nga pjesëmarrja te protagonizmi, Shqipëria shkruan historinë në “Milano-Cortina 2026”](https://albaniaexpress.al/nga-pjesemarrja-te-protagonizmi-shqiperia-shkruan-historine-ne-milano-cortina-2026/): Nga Endi Tufa Për dekada me radhë, prania e Shqipërisë në Lojërat Olimpike Dimërore ka qenë më tepër simbolike, një përpjekje për të valëvitur flamurin kuqezi mes gjigantëve të borës, shpesh me ftesa nderi dhe pa pretendime rezultatesh. Por edicioni i “Milano-Cortina 2026” shënon fundin e kësaj epoke dhe fillimin e një realiteti të ri, pothuajse të pabesueshëm për një vend mesdhetar me infrastrukturë modeste dimërore. Shqipëria do të prezantohet në këto Lojëra me një ekip prej katër skiatorësh në disiplinat alpine, tre vajza dhe një djalë, duke regjistruar arritjen më të madhe në historinë e sportit shqiptar. Ky nuk […] - [Bllokohen edhe kufijtë me Maqedoninë e Veriut, pritet kufizimi i lëvizjes së mallrave në hyrje dhe dalje të Shqipërisë](https://albaniaexpress.al/bllokohen-edhe-kufijte-me-maqedonine-e-veriut-pritet-kufizimi-i-levizjes-se-mallrave-ne-hyrje-dhe-dalje-te-shqiperise/): Për shkak të një proteste që pritet të zhvillohet në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga një shoqatë e transportit të mallrave, do të ketë bllokim të përkohshëm të lëvizjes së mallrave në hyrje dhe dalje në pikat kufitare që lidhin Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut. Mësohet se duke filluar nga ora 00:01 e datës 26.01.2026, do të bllokohet hyrja e mjeteve transportuese të mallrave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndërsa nga ora 12:00 e së njëjtës datë do të bllokohet edhe dalja nga territori i saj. Nga ky bllokim do të përjashtohen mjetet e tonazhit të […] - [Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit falënderon efektivët për përkushtimin dhe profesionalizmin](https://albaniaexpress.al/drejtori-i-pergjithshem-i-policise-se-shtetit-falenderon-efektivet-per-perkushtimin-dhe-profesionalizmin/): Mesazh falënderimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda Të nderuar drejtues dhe punonjës të Policisë së Shtetit, Ju falënderoj për profesionalizmin, përmbajtjen dhe përkushtimin e treguar gjatë angazhimit tuaj në garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë protestës. Pavarësisht akteve të shumta të dhunës, me bomba molotov, lëndë piroteknike e sende të forta, ju demonstruat standarde të larta profesionale, respekt për ligjin dhe përgjegjësi institucionale. Uroj shërim të shpejtë për 11 punonjësit e dëmtuar gjatë detyrës dhe i siguroj ata për mbështetjen e plotë të institucionit. Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë […] - [Protesta e PD/ Policia njoftim zyrtar: 11 efektivë të lënduar, 17 tubues të arrestuar, procedohen disa të tjerë](https://albaniaexpress.al/protesta-e-pd-policia-njoftim-zyrtar-11-efektive-te-lenduar-17-tubues-te-arrestuar-procedohen-disa-te-tjere/): Policia e Tiranës ka dalë në njoftim zyrtar në lidhje me arrestimet e bëra dje në protestën e opozitës. Sipas bluve të kryeqytetit, janë arrestuar 18 protestues, 17 janë proceduar dhe janë shpallur në kërkim 2 të tjerë, pasi hodhën lëndë djegëse (molotovë) dhe kundërshtuan dhe goditën punonjësit e Policisë. Gjatë tubimit u dëmtuan 11 punonjës policie, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Njoftimi i policisë: Më datë 24.01.2026, rreth orës 17:00, subjekti politik Partia Demokratike zhvilloi një tubim në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë dhe Parlamentit. Gjatë zhvillimit të tubimit, disa prej pjesëmarrësve kanë kundërshtuar punonjësit e […] - [Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe reshje shiu, si paraqitet moti për këtë të diel](https://albaniaexpress.al/kushte-atmosferike-te-paqendrueshme-dhe-reshje-shiu-si-paraqitet-moti-per-kete-te-diel/): Për ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë fillimisht me vranësira të dendura, pas orëve të mëngjesit deri në orët e pasdites mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira, në mbrëmje mot i vranët. Reshjet e shiut priten të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit. Gjatë ditës reshjet e shiut me intensitet të ulët lokalizohen vetëm në ekstremin verior dhe atë jugor të vendit. Në orët e vona të mbrëmjes reshje shiu […] - [E pabesueshme, Bayern Munich pëson humbjen e parë në Bundesligë, të pathyeshëm që nga muaji mars](https://albaniaexpress.al/e-pabesueshme-bayern-munich-peson-humbjen-e-pare-ne-bundeslige-te-pathyeshem-qe-nga-muaji-mars/): Me humbjen 1-2 kundër Augsburgut, Bayerni i Mynihut pëson humbjen e parë në Bundesligë që nga marsi. Gjithçka filloi nga minuta e 75-të: Pas një goditjeje nga këndi, Urbig, portieri që zëvendësoi në këtë ndeshje Neuer, e humb topin në ajër, i cili devijohet nga koka e Arthur Chaves dhe shkon në rrjetë për 1-1. Një barazim më se i merituar për Augsburgun, i cili e shqetësoi shumë Bayernin, veçanërisht në pjesën e dytë. Minuta e 81-të: Massengo shënon për rezultatin 2-1. Bayerni ndëshkohet për performancën e tyre më të dobët deri më tani. Strategjia e rotacionit të trajnerit Vincent […] - [Kategoria Superiore/Vendos Kastrati, Vllaznia thyen Partizanin kap Egnatian në krye](https://albaniaexpress.al/kategoria-superiore-vendos-kastrati-vllaznia-thyen-partizanin-kap-egnatian-ne-krye/): Vllaznia e shfrytëzoi në maksimum hapin fals të Egnatias në Ballsh dhe i imponohet Partizanit në supersfidën e javës së 21 të Kategorisë Superiore dhe barazohet me pikë me skuadrën kampione të vendit. Në Loro Boriçi të Shkodrës, skuadra kuqeblu e fitoi këtë përballje me kryeqytetasit me rezultatin e ngushtë 1-0 duke shënuar në të njëjtën kohë edhe fitoren e 4-t radhazi. Vllaznia u shfaq më kërkuese dhe në minutën e 30 zhbllokoi ndeshjen me golin e Kastratit. Në krahun tjetër, Partizan u përpoq të reagojë por pa sukses, ndërsa Vllaznia arriti të administrojë mjaft mirë avantazhin e krijuar për […] - [Protesta kombëtare e PD-së para Kryeministrisë/ Policia deklaratë zyrtare: Janë plagosur 11 efektivë, u shoqëruan 23 persona](https://albaniaexpress.al/protesta-kombetare-e-pd-se-para-kryeministrise-policia-deklarate-zyrtare-jane-plagosur-11-efektive-u-shoqeruan-23-persona/): Policia e Shtetit ka reaguar pas protestës së zhvilluar ditën e sotme, e thirrur dhe e organizuar nga Partia Demokratike, gjatë së cilës janë regjistruar akte dhune para Kryeministrisë dhe Kuvendit të Shqipërisë. Sipas njoftimit zyrtar, si pasojë e sulmeve me molotovë, lëndë piroteknike dhe sende të forta, janë dëmtuar 11 punonjës policie, të cilët ndodheshin në krye të detyrës për garantimin e rendit dhe mbarëvajtjen e tubimit. Efektivët e lënduar kanë marrë ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës dhe në repartin e djegies, ku janë vizituar edhe nga Drejtori Vendor i Policisë së Tiranës, Elton Alushi, si dhe Zëvendësdrejtori […] - [Tubimi i PD-së përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit, Berisha nga selia: Lironi 25 protestuesit paqësorë, po përmbysim diktaturën e dytë](https://albaniaexpress.al/tubimi-i-pd-se-perpara-kryeministrise-dhe-kuvendit-berisha-nga-selia-lironi-25-protestuesit-paqesore-po-permbysim-diktaturen-e-dyte/): Pas përfundimit të protestës së opozitës përballë Kryeministrisë dhe Kuvendit, lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, doli me një deklaratë në seli. Ai i kërkoi komisariateve të lironin 25 protestuesit e arrestuar dhe se ky është kilometri i fundit drejt fitores. “Duhet të betohemi se me këtë betejë, ky do të jetë kilometri ynë i fundit, do të jetë fundi i merituar i Edi Ramës dhe narkoqeveritarëve të tjerë. Kërkoj lirimin e menjëhershëm të 25 protestuesve paqësorë, të cilët në mënyrë absolute nuk kanë kryer asnjë akt dhe janë marrë vetëm si akt urrejtjeje me urdhër të Edi Ramës. I […] - [Sulejman Demollari, mes golave, rekordeve dhe fanellës kuqezi: rrëfimi i plotë i një emri që bëri histori](https://albaniaexpress.al/sulejman-demollari-mes-golave-rekordeve-dhe-fanelles-kuqezi-rrefimi-i-plote-i-nje-emri-qe-beri-histori/): Sulejman Demollari është një emër që është gdhendur në kujtesën e të gjithë admiruesve të futbollit në vendin tonë. Një simbol i skuadrës së Dinamos dhe ish-trajner i Kombëtares shqiptare, Demollari ka rrëfyer gjithçka në karrierën e tij në kanalet zyrtare të Federatës Shqiptare të Futbollit; që nga hapat e parë si futbollist e deri te eksperienca e tij me ekipet kombëtare. Intervista e plotë e Sulejman Demollarit për FSHF Dinamo e Demollarit Si nisi karriera në futboll dhe si u bëtë pjesë e ekipit të Dinamos? Futbollin, kuptohet, si çdo fëmijë në moshë të vogël, 7–8 vjeç, në rrugicat […] - [Molotovët drejt Kryeministrisë, pesë efektivë policie transportohen në spital me djegie](https://albaniaexpress.al/molotovet-drejt-kryeministrise-pese-efektive-policie-transportohen-ne-spital-me-djegie/): Tensionet nuk kanë munguar në protestën e Partisë Demokratike përpara Kryeministrisë. Protestuesit hodhën molotovë dhe fishekzjarrë drejt godinës, ndërkohë që policia iu kundërpërgjigj me ujë dhe gaz lotsjellës. Pesë efektivë policie janë dërguar drejt spitalit pasi janë djegur. - [Nga grassroots te e ardhmja, një vizion i ri për hendbollin e fëmijëve në Shqipëri](https://albaniaexpress.al/nga-grassroots-te-e-ardhmja-nje-vizion-i-ri-per-hendbollin-e-femijeve-ne-shqiperi/): Eventi EHF Grassroots Convention 2026 mblodhi 140 pjesëmarrës nga 35 vende të ndryshme, duke shërbyer si një platformë e rëndësishme për shkëmbimin e eksperiencave dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e sporteve bazë. Në këtë event mori pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Hendbollit, z. Armand Cakalli. Gjatë takimeve me organizatorët e EHF-së dhe përfaqësues të federatave të ndryshme, një nga takimet më frytdhënëse u zhvillua me përfaqësuesen e Federatës Franceze të Hendbollit, znj. Vanessa Patucca-Bourgeais (specialiste për zhvillimin e hendbollit për fëmijë pranë Federatës Franceze të Hendbollit dhe eksperte e EHF-së). Ky takim shënoi një […] - [Reporterë të përlotur në protestën e opozitës, UGSH: Akt i dënueshëm dhe përgjegjësi direkte e Policisë së Shtetit](https://albaniaexpress.al/reportere-te-perlotur-ne-protesten-e-opozites-ugsh-akt-i-denueshem-dhe-pergjegjesi-direkte-e-policise-se-shtetit/):   Tiranë, 24 janar 2026 Unioni i Gazetarëve Shqiptarë (UGSH) ka reaguar ashpër pas pamjeve tronditëse të publikuara në mbyllje të protestës kombëtare të opozitës, të zhvilluar mbrëmjen e sotme në bulevardin kryesor të kryeqytetit. Në sekuencat filmike dhe fotografike të shpërndara nga mediat, shihen qartë reporterë dhe operatorë kamerash të përlotur, me vështirësi në frymëmarrje, teksa ushtronin detyrën e tyre profesionale. Sipas dëshmive të vetë gazetarëve në terren, gjendja e rënduar shëndetësore është shkaktuar nga përdorimi i tymueseve lotsjellëse nga Policia e Shtetit, në përpjekje për të shpërndarë protestuesit. Ajo që e bën episodin edhe më të rëndë, sipas […] - [Tubimi i opozitës përpara Kuvendit/ Protestuesit tentojnë të futen brenda në godinë, deputetët e PD përplasen me policinë](https://albaniaexpress.al/tubimi-i-opozites-perpara-kuvendit-protestuesit-tentojne-te-futen-brenda-ne-godine-deputetet-e-pd-perplasen-me-policine/): Protesta e opozitës është zhvendosur nga Kryeministria drejt godinës së Kuvendit. Përplasjet nuk kanë munguar me policinë, pasi protestuesit kanë tentuar të futen brenda në godinë. Gjatë tensioneve edhe deputetët e PD-së u përplasën me policinë, ndërsa këta të fundit hodhën gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit. - [PD protestë me molotovë para Kryeministrisë, policia përgjigjet me gaz lotsjellës. Turma zhvendoset te Kuvendi. Berisha: Jemi në kilometrin e fundit të fitores](https://albaniaexpress.al/pd-proteste-me-molotove-para-kryeministrise-policia-pergjigjet-me-gaz-lotsjelles-turma-zhvendoset-te-kuvendi-berisha-jemi-ne-kilometrin-e-fundit-te-fitores/): Ka nisur protesta e dytë kombëtare e Partisë Demokratike përpara Kryeministrisë. Kryedemokrati Sali Berisha ka kërkuar nga qytetarët që sot “t’i bëjnë gjyqin kryeministrit”, duke marrë pjesë në protestën e thirrur në orën 17:00 para Kryeministrisë. Pak orë para protestës, Berisha u ka bërë thirrje të rinjve që të “ngrihen në lartësinë e këtij misioni”. “I bëj thirrje të rinjve të ngriheni në lartësinë e këtij misioni. Sot ju keni shansin e madh të riktheni edhe njëherë shpresën, besimin, lirinë, të drejtat, të ardhmen tuaj dhe të shqiptarëve.”-shkruan Berisha. Përmes protestës PD kërkon largimin e Edi Ramës, ndërsa detajet e […] - [Trump kërcënon Kanadanë, tarifa 100% në rast të një marrëveshjeje tregtare me Kinën](https://albaniaexpress.al/trump-kercenon-kanadane-tarifa-100-ne-rast-te-nje-marreveshjeje-tregtare-me-kinen/): Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi këtë të shtunë se do të vendosë një tarifë 100% mbi produktet kanadeze nëse Kanadaja nënshkruan një marrëveshje tregtare me Kinën. Sipas mediave të huaja ai paralajmëroi kryeministrin kanadez Mark Carney se një marrëveshje e tillë do të rrezikonte vendin e tij. “Kina do ta hajë Kanadanë të gjallë, do ta shkatërrojë komplet, duke përfshirë bizneset, strukturën sociale dhe mënyrën e përgjithshme të jetesës së tyre. Nëse Kanadaja bën marrëveshje me Kinën, menjëherë do të përballen me një tarifë 100% mbi të gjitha mallrat dhe produktet kanadeze që hyjnë në SHBA”, shkroi Trump në Truth […] - [Bylisi ndal kampionët e Egnatias](https://albaniaexpress.al/bylisi-ndal-kampionet-e-egnatias/): Bylisi ka ndalur sot hapin e kampionëve në fuqi të Egnatias, në ndeshjen hapëse të Javës së 21-të të kategorisë Abissnet Superiore. Në ndeshjen e zhvilluar në Ballsh, lojtarët e Mirel Josës arritën një barazim të vyer 2-2 përballë rrogozhinasve. Jahaja kaloi miqtë në avantazh në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë. Me fillimin e pjesës së dytë vendasit arritën ta përmbysin rezultatin, në fillim me golin e Përgjonit në minutën e 50-të, e më pas Mustafa ktheu në gol penalltinë e dhënë në favor të vendasve në minutën e 57-të. Ishte Adjesa i cili në minutën e […] ## Pages - [Rreth Nesh](https://albaniaexpress.al/rreth-nesh/) - [Bordi Drejtues](https://albaniaexpress.al/bordi-drejtues/) - [Denonco](https://albaniaexpress.al/denonco/) - [HomepageTurqia arreston 115 të Dyshuar të ISIS-it: Planifikonin sulme për Vitin e Ri](https://albaniaexpress.al/homepage/) - [Kontakt](https://albaniaexpress.al/kontakt/) - [My account](https://albaniaexpress.al/tds-my-account/) [comment]: # (Generated by Hostinger Tools Plugin)