Liqeni i Fushë Studën në Librazhd është një prej destinacioneve turistike më mbresëlënës të vendit.
Liqeni i Fushë Studën, i mbuluar nga dëbora këtë javë të parë të dhjetorit, ofron një pamje piktoreske për të pasionuarit pas natyrës.
Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga liqeni i Fushë Studën në Librazhd, i veshur me petkun e dëborës.
Panorama e Fushë Studën, në Parkun Kombëtar të Shebenikut, mbetet një prej atraksioneve më të rëndësishme si për nga biodiversiteti, po aq edhe si një destinacion ekoturistik gjatë gjithë vitit.
Liqeni i Fushë Studën është në një prej vendeve më të frekuentuara, nga turistët vendas, por edhe të huaj sa i përket turizmit malor. Ky destinacion kthehet në një “tablo” piktoreske sidomos gjatë sezonit të dimrit, që i ofron të gjitha, ajrin e pastër, ujin dhe natyrën e bukur.



