Liga e Kampionëve ka mbyllur javën e tretë me një sërë rezultatesh spektakolare dhe gola të shumtë nga skuadrat më të mëdha të Europës.
Dueli më i rëndësishëm i mbrëmjes ishte ai mes Real Madridit dhe Juventusit, ku “Los Blancos” dominuan tërësisht takimin. Ishte Jude Bellingham ai që vendosi fatin e ndeshjes me një gol në minutën e 58-të, duke i dhënë ekipit të Xabi Alonsos një fitore minimale, por të vlefshme.
Në Mynih, Bayern Munich nuk tregoi mëshirë përballë Club Brugge, duke fituar me rezultatin e thellë 4-0. Kampionët gjermanë konfirmuan formën e tyre të frikshme, me golat e Karl (5′), Kane (14′), Diaz (34′) dhe N. Jackson (79′).
Pas katër humbjesh radhazi në të gjitha kompeticionet, Liverpool më në fund u kthye te fitorja, duke shkatërruar Eintracht Frankfurt me rezultatin 5-1 në transfertë. Golat për “Reds”-at u shënuan nga Ekitike (35′), Van Dijk (39′), Konate (44′), Gakpo (66′) dhe Szoboszlai (70′), pas avantazhit fillestar të gjermanëve me Kristensen (26′).
Në Londër, Chelsea zhvilloi një ndeshje spektakolare përballë Ajaxit, duke triumfuar 5-1. Golashënuesit për “Blutë” ishin Guiu (18′), Caicedo (27′), Enzo (P) 45′, Estevao (P) 45+6′ dhe George (48′), ndërsa për holandezët shënoi Weghorst (P) 33′.
Në këtë takim spikatën tre adoleshentë në listën e realizatorëve, një sinjal për të ardhmen e ndritur të “Bluve” të Londrës.
Tottenham nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në fushën e Monacos, ashtu si edhe Atalanta që ndau pikët 0-0 me Slavia Prague.
Sporting Lisbona përmbysi Marseillen 2-1, ndërsa Athletic Bilbao fitoi 3-1 ndaj Qarabag, falë dopietës së Guruzetës dhe golit të Navarros.
Në Stamboll, Galatasaray triumfoi 3-1 kundër Bodo/Glimt, me dopietë të Osimhen dhe një gol nga Akgun.
REZULTATET
Real Madrid 1-0 Juventus
Bellingham 58′
Bayern Munich 4-0 Club Brugge
Karl 5′, Kane 14′, Diaz 34′, N. Jackson 79′
Chelsea 5-1 Ajax
Guiu 18′, Caicedo 27′, Enzo (P) 45′, Estevao (P) 45+6′, George 48′ / Weghorst (P) 33′
Eintracht Frankfurt 1-5 Liverpool
Kristensen 26′ / Ekitike 35′, Van Dijk 39′, Konate 44′, Gakpo 66′, Szoboszlai 70′
Monaco 0-0 Tottenham
Atalanta 0-0 Slavia Prague
Sporting 2-1 Marseille
Catamo 69′, Alisson Santos 86′ / Paixao 14′
Athletic Bilbao 3-1 Qarabag
Guruzeta 40′, 88′, Navarro 70′ / Andrade 1′
Galatasaray 3-1 Bodo/Glimt
Osimhen 3′, 33′, Akgun 60′