Librazhdi në prag feste, bashkia “hap thesin” për “finalen” e Grupit A ndaj Besëlidhjes

 

Nga Ledion Qoshku

Në Librazhd gjithçka po bëhet gati për festë. Kjo javë konsiderohet vendimtare për fatet e sezonit, pasi librazhdasit presin ndeshjen më të rëndësishme të kampionatit, përballjen ndaj Besëlidhjes kryesuese. Diferenca mes dy skuadrave është vetëm 3 pikë, çka e bën këtë sfidë një duel direkt që mund të përcaktojë rrjedhën e sezonit.

Në ndeshjen e fundit ndaj Tërbunit, të besuarit e trajnerit Rraman Hallaçi treguan forcë të madhe karakteri, duke përmbysur rezultatin, edhe pse në fund nuk arritën të merrnin maksimumin e pikëve. Megjithatë, gjithçka mbetet ende e hapur në Kategorinë e Parë dhe për Sopotin, përballja me lezhjanët këtë të shtunë vlen sa një finale. Mobilizimi në qytet është maksimal, veçanërisht nga drejtuesit e klubit dhe Bashkia, të cilët kanë vendosur të “hapin thesin” për këtë takim. Dyert e stadiumit do të jenë të hapura falas për të gjithë tifozët librazhdas, me qëllim krijimin e një atmosfere sa më mbështetëse për skuadrën. Po ashtu, për futbollistët është akorduar edhe një premio e veçantë në rast fitoreje. Në një komunikim të shkurtër për “Panorama Sport”, administratori i Sopotit, Agron Gega, u shpreh: “Ne, nga ana jonë si Bashki, kemi bërë dhe do të bëjmë më të mirën për ekipin.

Ndeshjen ndaj Besëlidhjes e konsiderojmë si një finale dhe për këtë arsye kemi vendosur që hyrja në stadium të jetë pa pagesë. Po ashtu, lojtarët do të kenë edhe premio në rast fitoreje. I ftoj të gjithë sportdashësit librazhdas të jenë pjesë e kësaj feste dhe ta mbështesin ekipin”. Pas 12 javësh kampionat, Besëlidhja kryeson Grupin A të Kategorisë së Dytë me 29 pikë, ndërsa Sopoti mban venin e dytë me 3 pikë më parë. Duke ditur rivalitetin dhe forcën e kundërshtarit, si pikët në tabelë, për librazhdasit në këtë duel vlen vetëm fitorja. Madje edhe barazimi u shkon përshtat lezhjanëve, pasi ruajnë diferencën.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Alarm për karburantin e avionëve: BE takim urgjent, kufizime në aeroportet italiane

Bllokimi i zgjatur i Ngushticës së Hormuzit po kthehet...

Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar

Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur kushte për kryeministrin,...

Artemis II, përfundon misioni drejt Hënës: Pamë gjëra që s’i ka parë kurrë asnjë njeri

Astronautët e misionit Artemis II të NASA-s e përmbyllën...