Librazhdi aktivitete në Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve me thirrjen: “Të plakesh me dinjitet”

“Të plakesh me dinjitet” ishte mesazhi që u përcoll fuqishëm gjatë aktiviteteve të organizuara në Librazhd me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Moshuarve, një ditë që vë në qendër respektin dhe kujdesin për moshën e tretë.

Në këtë ditë të veçantë, Bashkia e Librazhdit organizoi një sërë aktivitetesh me pjesëmarrjen e të moshuarve nga qyteti dhe zonat rurale përreth. Në këto aktivitete morën pjesë edhe Kryetari i Bashkisë, Mariglen Disha, dhe deputeti i zonës, Olsi Komici, të cilët zhvilluan takime të hapura me të moshuarit, duke dëgjuar nga afër shqetësimet dhe nevojat e tyre.

Diskutimet u përqendruan në çështje thelbësore si plakja e popullsisë, përmirësimi i shërbimeve shëndetësore dhe sociale për personat e kësaj moshe, roli i tyre në jetën komunitare dhe përfshirja e tyre më aktive në shoqëri, përfshirë edhe mundësitë për të qenë pjesë e fuqisë punëtore për aq kohë sa dëshirojnë dhe kanë mundësi.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua sfidës së vetmisë, që prek veçanërisht të moshuarit në zonat rurale të Bashkisë së Librazhdit. Autoritetet lokale u angazhuan për të rritur ndihmën sociale dhe për të forcuar programet komunitare që synojnë përfshirjen dhe integrimin më të mirë të kësaj kategorie në jetën shoqërore.

Kujdesi për të moshuarit nuk është vetëm një detyrim institucional, por një detyrë njerëzore e çdo shoqërie që aspiron të jetë e drejtë dhe gjithëpërfshirëse,” u shpreh kryebashkiaku Disha gjatë takimit me të moshuarit.

Në të njëjtën linjë, deputeti Olsi Komici theksoi rëndësinë e krijimit të një shoqërie për të gjitha moshat, ku brezat e ndryshëm bashkëjetojnë dhe kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm të komunitetit. Rritja e pensionit minimal në 200 € dhe atij mesatar në 400 €.

Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve në Librazhd shërbeu jo vetëm për të festuar dhe vlerësuar kontributin e të moshuarve në shoqëri, por edhe si një thirrje për politika më të forta dhe gjithëpërfshirëse që sigurojnë plakje me dinjitet për të gjithë qytetarët. Ndërkohë, të moshuarit shprehën keqardhjen që çështja e rritjes së pensioneve mbetet një nga problematikat që po e shoqëron përjetësisht këtë grupmoshë.

Gjithashtu, kritikat e tyre nuk munguan as për një pjesë të administratës qëndrore, ku sipas tyre rekrutohen të paaftë dhe ende nuk po u hapen dyert të rinjve të aftë dhe plot energji për të punuar me përkushtim në shërbim të qytetarëve.

 

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Kapotë për të gjithë pallatet, një vizion i ri për qytetin e Elbasanit

Procesi i rikonstruksionit të fasadave në Bashkinë Elbasan po...

Tragjedi në Itali: Tre karabinierë humbin jetën nga një shpërthim pranë Veronës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm...

Nga zëri i qytetarëve te politikat vendore: Elbasani shembull për qeverisje gjithëpërfshirëse

Në ambientet e Bashkisë Elbasan u zhvillua një takim...

Elbasani në qendër të fushatës “Mbrojtja Civile në Turne 2025”!

Në Ditën Ndërkombëtare për Reduktimin e Riskut nga Fatkeqësitë,...