Librazhd /Përfundojnë punimet në shpatin e kodrës në “Kthesat e Dragostunjës ” në segmentin Librazhd–Prrenjas, rikthehet qarkullimi normal

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se kanë përfunduar me sukses punimet në segmentin rrugor Librazhd–Prrenjas, konkretisht në zonën e fshatit Dragostunjë, ku tashmë qarkullimi i mjeteve po zhvillohet normalisht.

Pas vlerësimit të situatës së krijuar në këtë segment, ARRSH ndërhyri menjëherë në terren duke marrë të gjitha masat e nevojshme për garantimin e sigurisë rrugore. Gjatë punimeve u bë e mundur heqja e një masivi që përbënte rrezik për rënie të pakontrolluar, si dhe pastrimi i plotë i sipërfaqes përreth, duke krijuar një skarpatë të qëndrueshme dhe pa rrezikshmëri për lëvizjen e mjeteve.

Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, kjo ndërhyrje do të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e sigurisë rrugore, duke parandaluar rrëshqitjet apo rëniet e materialeve inerte dhe duke përmirësuar ndjeshëm qarkullimin për banorët e zonës dhe për të gjithë përdoruesit e këtij aksi të rëndësishëm kombëtar.

ARRSH falënderon drejtuesit e mjeteve dhe përdoruesit e rrugës për mirëkuptimin dhe durimin e treguar gjatë kohës së kryerjes së punimeve, duke theksuar angazhimin e vazhdueshëm për mirëmbajtjen dhe sigurinë e infrastrukturës rrugore në vend.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME