Lezha ,nismë të veçantë për menaxhimin e mbetjeve

Një sistem i ri për menaxhimin e mbetjeve po zbatohet këto ditë në Ishull-Lezhë, me synimin e një territori sa më të pastër për qytetarët dhe bizneset.

Kryetari i bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu thekson se kjo metodë e re që po aplikohet, është vetëm fillimi, pasi pritet që ajo të shtrihet në të gjithë Lezhën.

Metoda e re e menaxhimit të mbetjeve përqendrohet në vendosjen e një orari të caktuar për nxjerrjen e mbetjeve, dakordësi nga ana e banorëve për caktimin e një vendi dhe nxjerrjen e mbetjeve me qese një herë në tri ditë.

Ndreu shprehet se një ambient i pastër është shëndet, kulturë dhe respekt për jetën në komunitet.

“Është fillimi i një jete ndryshe”, thekson kreu i Bashkisë Leshë, Pjerin Ndreu.

Mbulimi i gjithë territorit, frekuenca e shtuar e pastrimit në raport me mbetjet që gjenerohen, korrektësia e bashkëpunimit me operatorët e kontraktuar nga bashkia, kanë bërë të mundur që Lezha të jetë një qytet gjithnjë e më i pastër.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Goditet universiteti i Teknologjisë në Iran, ndërprerje të gazit në disa pjesë të Teheranin

Universiteti i Teknologjisë Sharif u godit të hënën në...

Pesë burra dhe një qytet ,Durrësi në një fotografi të vitit 1989 ,në prag të një epoke të re

Pesë burra dhe një qytet ,Durrësi në një fotografi...

Pasojat e luftës ndihen edhe në mjedis, paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca shumë toksike

Organizata e Kombeve të Bashkuara paralajmwron se lufta në...

Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të hënë

Ditën e Hënë vendi ynë do të ndikohet nga...