Lëvizja “Bashkë” propozon Arlind Qorin si kandidat për zgjedhjet në Tiranë

Partia “Lëvizja Bashkë” propozoi kryetarin Arlind Qorin, si kandidat për zgjedhjet e pjesshme për bashkinë e Tiranës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, “Lëvizja Bashkë” njoftoi se Qori për mbi një dekadë ka folur çdo ditë mbi qytetin dhe njerëzit e tij, parqet dhe shkollat, ujin dhe ajrin, të drejtën e strehimit dhe transportin publik, korrupsionin dhe keqqeverisjen etj.

“Për ne, zgjedhjet në Tiranë nuk janë thjesht një mundësi për ta shndërruar qytetin sipas nevojave dhe aspiratave të qytetarëve, por edhe një betejë idesh dhe shembujsh që do të rezonojnë në të gjithë Shqipërinë”, njoftoi “Lëvizja Bashkë”.

Zgjedhjet e pjesshme në gjashtë bashki, në Tiranë, Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë, Cërrik dhe Mat, do të mbahen më 9 nëntor.

  1. Për kryeqytetin Partia Socialiste ka propozuar emrin e Ogerta Manastirliut, ndërsa Partia Demokratike dhe aleatët prej ditësh vijojnë konsultimet për gjetjen e kandidatit për Tiranën.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

SPAK dërgon për gjykim 27 të pandehur, pjesë e disa grupeve të strukturuara kriminale

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Berisha: Takimet private s’më impresionojnë, analizë për çdo njeri në PD

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri të ditur...